• Today is: Sunday, May 5, 2024

POLICIA IA KONFISKON MOTOÇIKLETËN, I RIU IA VË FLAKËN VETES

EA
April21/ 2020

Një 24 vjeçar indian raportohet se i ka vënë flakën vetes pasi policët i konfiskuan motoçikletën gjatë orarit të ndalim-qarkullimit.

Viktima i emëruar si Vijay Prakesh, u dërgua në spital ku po merr trajtim për djegiet. Pamjet e tmerrshme tregonin si njeriu i mbuluar në flakë ecte përgjatë rrugës në qytetin Suryanelli.

Disa njerëz shihen që tentojnë t’i hedhin ujë ndërsa të tjerë e mbulojnë me batanije për të shuar flakët.

Një polic shihet më pas duke kërkuar diçka me të cilën t’i shuajë flakët. Mediat vendase thonin se 24-vjeçari kishte kërcënuar të vriste policët pasi ata i konfiskuan motoçikletën.

Izolimi i karantinës në Indi u urdhërua më 24 mars, kur kryeminsitri Narendra Modi paralajmëroi se nëse vendi nuk arrinte të menaxhonte izolimin “do të kthehej prapa 21 vjet”.

Në fillim të muajit një polici në vend i prenë dorën me hanxhar teksa tentonte të vinte në zbatim rregullat e karantinës, kur dhe u sulmua nga shtatë njerëz në krahinën e Punjab./ Gazeta FAKTI