• Today is: Sunday, November 24, 2024

LDK MEZI PO PRET ME FORMU QEVERINË E RE

EA
April21/ 2020

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në sinkron me presidentin Hashim Thaçi ka ndërmarrë veprime shtesë të hënën, në funksion të formimit të një qeverie të re, pjesë e së cilës nuk është paraparë të jetë subjekti fitues i zgjedhjeve të fundit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV). Një ndryshim i këtillë i praktikës për formim të organeve qendrore, sipas ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, e prish sistemin kushtetues kosovar.

 

Prishtinë, 21 prill/Gazeta FAKTI – Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se janë duke pritur thirrje nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, që të takohen për mandatarin, njoftojnë mediat e Prishtinës.

I pyetur nga mediat para selisë së partisë, Mustafa tha se do t’i përgjigjen thirrjes së presidentit.
“Po presim nga presidenti kur po na thërret dhe ne do t’i përgjigjemi thirrjes së tij”, ka deklaruar kreu i LDK-së.
Tutje, ai ka komentuar edhe deklaratën e kreut të Qeverisë në detyrë, Albin Kurti, që tha se Mustafa po e përdor shkopin më shumë për të goditur Vjosa Osmanin.
“Është e ulët të thuhet për një grua, një nënë të fëmijëve, që dikush po e sulmon me shkop. Raportet me të janë të mira dhe mbesin të mira, pa marrë parasysh mocionin e mosbesimit dhe koalicionin. Asnjë rast s’kam manifestuar sjellje të shkopit apo agresive për të cilat Kurti apo dikush tjetër mund t’i vërë në emrin tonë”, tha Mustafa, raporton T7.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do t’i marrë hapat për formimin e qeverisë. Tashmë LDK-ja ka filluar procedurat e para për koalicion me AAK-në, Nismën, AKR-në dhe pakicat.

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka siguruar mbështetjen e gjitha strukturave të partisë për të qenë edhe një herë kryeministër i Kosovës, në koalicionin e mundshëm me AAK-në dhe Nisma-AKR-në.

Kështu thotë, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në një përgjigje për KosovaPress, por shton se gjithçka do të varet prej Mustafës.
“Krejt strukturat e LDK-së e mbështesin Isa Mustafën. Varet prej tij, a dëshiron me përsërit, sikur dy rastet e kaluara ku nuk e ka kandiduar vetën, por dikë tjetër. Mos e harroni këtë gjë”, thotë ai.

Ndonëse, Lëvizja Vetëvendosje si parti fituese e zgjedhjeve të kaluara nuk ka dërguar ende mandatarin për kryeministër, presidenti, Hashim Thaçi ka dhënë sinjale që do të anashkalojë partinë e Albin Kurtit.

Në lidhje me këtë, Haziri thotë se ata do veprojnë vetëm në bazë të rrugës kushtetuese, që sipas tij e përcakton dikush tjetër.

“Nuk varet prej LDK-së, varet prej frymës kushtetuese. Rrugën kushtetuese e përcakton dikush tjetër. Ne vetëm mundemi me konfirmu që Isa Mustafa e ka mandatin e Këshillit të Përgjithshëm dhe organeve të LDK-së për ndërtimin e shumicës parlamentare. Nëse LVV-ja nuk e bën”, thotë ai.

Mustafa: Ideja e Thaçit, e rrezikshme e sjell vendin në një ...

 

Hasani: Formimi i Qeverisë së re pa fituesin e zgjedhjeve e prish sistemin kushtetues

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në sinkron me presidentin Hashim Thaçi ka ndërmarrë veprime shtesë të hënën, në funksion të formimit të një qeverie të re, pjesë e së cilës nuk është paraparë të jetë subjekti fitues i zgjedhjeve të fundit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV). Një ndryshim i këtillë i praktikës për formim të organeve qendrore, sipas ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, e prish sistemin kushtetues kosovar.

LDK e varur nga votat e PDK-së ose Listës Serbe për qeverinë e re

LDK është pajtuar për të krijuar qeverinë e re me AAK-në dhe Nismën Sociale Demokrate.Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i ka kërkuar disa herë fituesit të zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje që të propozoj mandatarin e ri për krijimin e Qeverisë.
Nga ana tjetër, Lëvizja Vetëvendosje, ende nuk i ka dërguar një emër, gjë që ka ‘shtyrë’ Thaçin që përmes një njoftimi në Twitter të paralajmëroj se gjatë kësaj jave do të procedohet me mandatimin e kandidatit të ri, që mund të jetë nga partia e dytë, shkruan Kallxo.com.

Nga zgjedhjet e fundit, të tetorit 2019, LDK është renditur e dyta.Lidhja Demokratike e Kosovës është grupi i dytë më i madh parlamentar me 28 deputetë. Deri më tani, kjo parti ka konfirmuar se ka diskutuar me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe koalicionin Nisma dhe AKR për një koalicion qeverisës.Grupi parlamentar i AAK-së ka 13 deputetë ndërsa koalicioni Nisma-AKR kanë 6.Nëse do të kishte unitet nga të gjitha këto grupe parlamentare për një qeveri mes tyre, numri total i votave do të ishte 47.
Numri i deputetëve të minoriteteve joserbe në Kuvendin e Kosovës është 9, pasi që deputeti Elbert Krasniqi ka kaluar në radhët e grupit parlamentar të LVV-së. Në rast se këta deputetë e mbështesin një koalicion të prirë nga LDK, numri i votave do të shkonte 56. Lëvizja Vetëvendosje ka 30 deputetë, PDK 24 dhe Lista Serbe 10.Për formimin e qeverisë, kriter bazë është shumica e thjeshtë në Kuvend. Kjo nënkupton se LDK është e ‘obliguar’ të gjejë deputetë nga radhët e LVV-së, PDK-së apo Listës Serbe që do ta përkrahin qeverinë e tyre.

Qeverisë.KALLXO.com ka marrë vesh se kryetarja e Kuvendit dhe nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani ka votuar kundër një koalicioni të tillë në Këshillin e Përgjithshëm të partisë. Deputeti tjetër i LDK-së, Ardian Shala ka deklaruar për KALLXO.com se ka votuar kundër një koalicioni me AAK-në dhe Nisma-AKR.Në anën tjetër edhe grupi parlamentar i Nisma-AKR mund të ketë një deputet mangu. Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli gjendet në Zvicër dhe nuk dihet nëse mund të jetë prezent në ditën kur mund të vendoset të mbahet seanca.
Megjithatë edhe me një unitet të plotë brenda grupit parlamentar të LDK-së, me prezencën e të gjithë deputetëve të AAK-së, Nisma-AKR dhe me mbështetjen e 9 deputetëve të minoriteteve joserbe, LDK do të ketë nevojë edhe për së paku 5 vota tjera.LDK e ka një votim të Këshillit të Përgjithshëm por edhe të Kryesisë së partisë që të mos ndodhë koalicion me PDK-në në asnjë rrethanë.Nënkryetari i LDK-së, me 24 gusht të 2019 kishte publikuar një nga vendimet e kryesisë së LDK-së, që nuk do të ketë koalicion me PDK-në asnjë situatë.“Nuk do të kemi koalicion me PDK-në në asnjë situatë”, kishte shkruar Avdullah Hoti në Facebook.

Isa Mustafa për çka po e përdor shkopin: për të goditur Vjosa Osmanin apo për të ecur me të?

 

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, e ka quajtur të ulët deklaratën e kryeministrit në detyrë Albin Kurti që tha se ai “po e përdor shkopin e tij më shumë për të goditur zonjën Osmani se sa për të ecur më të”.

“Është e ulët të thuhet për një grua, një nënë të fëmijëve, që dikush po e sulmon me shkop. Raportet me të janë të mira dhe mbesin të mira, pa marrë parasysh mocionin e mosbesimit dhe koalicionin. Asnjë rast s’kam manifestuar sjellje të shkopit apo agresive për të cilat Kurti apo dikush tjetër mund t’i vë në emrin tonë”.

Kurti, në pyetjen se a do të hynte më në koalicion më LDK-në, tha se kjo do të ndodhte veç nëse partia reformohej.

“Nëse do të kishte ndryshim në udhëheqjen e LDK-së qoftë për nga kursi, qoftë për nga personalitet do të ishte e mundshme një gjë e tillë, mirëpo siç është tani nuk mund të them se ka bashkëpunim nëse mbështetet presidenti. Nëse kryetari i LDK-së e përdor shkopin e tij më shumë për të goditur zonjën Osmani se sa për të ecur më të”, ka thënë ai te Çim Peka në TV Syri.