• Today is: Monday, November 25, 2024

MINISTRI FILIPÇE PËRGËNJESHTRON MEDIAT: NËNA DHE DJALI NGA VELESI KANË VDEKUR NË MARS, E JO NË JANAR

EA
April21/ 2020

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencën e sotme për shtyp tha se ka arritur rezultati i dy të vdekurve nga Velesi, të cilët janë gjetur në shtëpinë e tyre


Shkup, 21 prill/Gazeta FAKTI –
Ditë më parë u raportua se një nënë me të birin në Veles kishin ndërruar jetë gjatë muajit janar të sëmurë gjoja nga virusi korona. Për të sqaruar këtë dezinformatë, sot Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, dha disa hollësi mbi ecurinë e kësaj ngjarjeje.
“Sipas informatave të Mjekësisë Ligjore, është konstatuar se vdekja e nënë dhe djalit nga Velesi ka ndodhur prej 3 deri në 5 javë, më saktësisht gjatë muajit mars, dhe jo në janar, ashtu siç paraprakisht u publikua nëpër media, dhe për atë nuk ka interes të veçantë të bëjnë testime shtesë lidhur me KOVID-19. Tani mbetet që Instituti i Mjekësisë Ligjore ta konstatojë arsyen kryesore të vdekjes së dy personave”, tha Filipçe.

Në hetimin për këtë rast janë përfshirë ekspertë të mjekësisë gjyqësore, ASHAM-i dhe ekipi i epidemiologëve nga Instituti për shëndet publik.

Lajmi për vdekjen e një 79-vjeçarës dhe djalit të saj 59-vjeçar në Veles, trupat e të cilëve u gjetëm më 6 prill, u transferuar në një mister pasi që në ndërkohë te gruaja janë gjetur gjurmë të virusit korona në rrugët e frymëmarrjes. Fqinjët e të ndjerës kanë thënë se ata nuk i kanë parë nënën dhe djalin disa muaj. Disa supozime shkonin madje deri atje që thonin se të njëjtit kanë vdekur në janar të këtij viti. Mundësinë e tillë nuk e përjashtoi ministri Filipçe, por analiza e Mjekësisë Ligjore dha përgjigje për të gjitha mëdyshjet.