Çmimet e benzinës EuroSuper BS –95 dhe EuroSuper BS 98 shtrenjtohen për 3.50 denarë për litër. Sipas kësaj një litër EuroSuper BS-95, do të shitet për 52.00 denarë, derisa EuroSuper BS-98 do të shitet për 54 denarë për litër. Për 1.5 denarë shtrenjtohet edhe EuroDizeli, dhe do të shitët për 46.50 denar për litër.
Shkup, 21 prill/Gazeta FAKTI – Për tre denarë rritet çmimi i akcizës për derivatet e naftës në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Këtë rregullore në fuqi ligjore për zbatimin e ligjit të akcizave gjatë situatës së jashtëzakonshme sot e miratoi Qeveria si masë për ballafaqim me krizën e shkaktuar nga koronavirusi Kovid-19.
Siç sqaroi sot në konferencë për media zëdhënësi i Qeverisë Muhamet Hoxha, me këtë rregullore mes tjerash përcaktohet vlera e akcizës për benzinën, disel dhe karburantet për ngrohje.
“Rregullorja u miratua për të zbutur pasojat ekonomike të rritjes së shpenzimeve për ballafaqim me virusin korona dhe sigurimin e mjeteve për servisim të rregullt të nevojave buxhetore. Rritja e akcizës nuk do të shkaktojë implikime financiare shtesë për personat juridikë dhe popullsinë, duke pasur parasysh faktin se një ulja e konsiderueshme e çmimeve të naftës në bursat botërore po shkakton ulje të konsiderueshme të çmimeve të karburanteve me pakicë në vendin tonë”, tha Hoxha.
Mekanizmi i propozuar, shpjegoi ai, mundëson kthim gradual të vlerave të akcizave ekzistuese në kushte të normalizimit të çmimeve të tregut, i cili, siç tha ai, pritet kur të përfundojë situata e shkaktuar nga koronavirusi.
Për rrjedghojë, çmimet me pakicë të derivateve të naftës sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe në pajtim me Metodologjinë për formim të çmimeve, do të rriten për 3.12 për qind.
Çmimet e benzinës EuroSuper BS –95 dhe EuroSuper BS 98 shtrenjtohen për 3.50 denarë për litër. Sipas kësaj një litër EuroSuper BS-95, do të shitet për 52.00 denarë, derisa EuroSuper BS-98 do të shitet për 54 denarë për litër.
Për 1.5 denarë shtrenjtohet edhe EuroDizeli, dhe do të shitët për 46.50 denar për litër.
Ku çmim i derivateve do të jetë në fuqi deri të hënën e ardhshme.