• Today is: Sunday, May 5, 2024

ANGELA MERKEL: KINA KA MASHTRUAR BOTËN MBI CORONAVIRUSIN

EA
April21/ 2020

Angela Merkel është bërë udhëheqësja më e fundit botërore që lë të kuptohet se Kina ka mashtruar botën mbi coronavirusin. Sipas medieve të huaja,kancelarja gjermane i kërkoi Pekinit të ishte transparent në lidhje me origjinën dhe transmetimin fillestar të virusit.

 

“Unë besoj se sa më transparente të jetë Kina në raport me historinë e origjinës së virusit, aq më mirë është për të gjithë në botë në mënyrë që të mësojnë prej kësaj”.

Dhe deklarata e Merkel vjen pasi presidenti francez Emmanuel Macron tha se kishte ‘qartë gjëra që ndodhën për të cilat ne nuk dimë’ kur u pyet për shifrat e vdekjeve dhe infeksioneve të Kinës.

Ndërkohë presidenti amerikan Donald Trump dhe figura të larta republikane në SHBA gjithashtu kanë hedhur dyshime në të dhënat e infeksioneve të Kinës.

Kancelarja Merkel foli ndërsa Gjermania filloi të qetësonte masat e bllokimit që u vendosën si pasojë e coronavirusit, duke lejuar që dyqanet e vogla dhe bizneset të rihapen, me kusht që të zbatonin masat distancuese sociale.

Sidoqoftë, Merkel bëri thirrje për kujdes pasi masat të qetësohen – duke thënë se vendi do të detyrohet të tërhiqet në mbyllje të plotë nëse rastet e coronavirusit fillojnë të rriten përsëri me shpejtësi.