• Today is: Wednesday, April 2, 2025

CILA “DHURATË” ËSHTË MË E KEQE – ‘LISTA SERBE’ APO 1000 TESTET?

EA
April21/ 2020

Kjo ndihma e Serbisë me teste do të mund të keqinterpretohej si e refuzuar shumë më shumë seç keqinterpretohet sot si e pranuar. Keqinterpretohet nga ata që deri në mesnatë e pritën në një këmbë ‘Listën Serbe’ të kthehet nga Beogradi (ku kishte shkuar për të marrë leje nga Vuçiqi), për ta bërë Haradinajn Kryeministër. Nga Vuçiçi varej qeveria Haradinaj. A më e madhe është kjo ndihmë serbe apo 1000 teste.

Nga Kimete BERISHA/Prishtinë

Shoh shumë shkrime edhe kundër ndihmave të Erdoganit, të cilit disa shqiptarë (pronarë portalesh), nuk ia harrojnë Perandorinë Osmane dhe vazhdimisht e ushqejnë ‘armiqësinë’ me të kaluarën tonë historike.

Prandaj, neve na ndodh sot gjithë ky trishtim: sepse, jetojmë në të kaluarën.

Armiqësitë e vjetra nuk harrohen. Por, çudi dhe shyqyr që e harruat së paku Perandorinë Romake. S’di pse e harruat, se ajo ‘armiqësi’ ka mundur të jetë ‘atraktive’ nëse do ta ushqenit me rregull!

– Kjo ndihma e Serbisë me teste do të mund të keqinterpretohej si e refuzuar shumë më shumë seç keqinterpretohet sot si e pranuar.

– Keqinterpretohet nga ata që deri në mesnatë e pritën në një këmbë ‘Listën Serbe’ të kthehet nga Beogradi (ku kishte shkuar për të marrë leje nga Vuçiqi), për ta bërë Haradinajn Kryeministër.
Nga Vuçiçi varej qeveria Haradinaj.

A më e madhe është kjo ndihmë serbe apo 1000 teste.
Testet shpenzohen. Harxhohen.
Pra, kemi të bëjmë me ‘tradhti shpenzuese’, jo me ‘tradhti’ historike, që e krijoi qeverinë e Kosovës.

Pra, ish qeveria Haradinaj që u bë me aminin e Vuçuçit, nuk është ‘izdajica’.
E, qeveria Kurti që nuk u bë me aminin e Vuçiçit është ‘izdajica’!

Çka e bëri tradhtare qeverinë Kurti?
E bën 1000 teste.
Lirë ‍♀️.

Por, derti të çon te dera e hasmit.

Shqiptarët shërohen në Beograd, nuk e konsiderojnë ilaçin si akt tradhtie, sepse gjithmonë ilaçin shqiptarët e kanë lyp
gjithkund pa paragjykime, pa komplekse dhe pa dallime fetare e politike: muslimani në kishë, i krishteri në xhami, kudo, sepse sëmundja nuk ka përkatësi kombëtare e fetare.

Të vjen me vjell kur i sheh sot do burra e do gra, të cilët që nga paslufta e kanë pasaportën e Serbisë;
– që bëjnë politikë dhe tregti me serbët;
– që dashurohen në serbët dhe që kanë shoqëri të ngushtë me ta;
– ata që e kanë vjedhë buxhetin e Kosovës, ata sot bëjnë patriotizëm me 1000 teste.

‘Patriotizëm medicinal’ është ky…këtë nuk e ka marrë parasysh as Hipokrati.

P.S.
A më keq është me ta refuzu kërkesën për ndihmë, apo me pranu ndihmën pa e kërkuar!
‍♀️
Veç Cicero kish ditë m’u përgjegj në këso dilema ‘luksoze’.