Shkup, 21 prill/ Gazeta FAKTI – Gjendja e jashtëzakonshme si pasojë e përhapjes së pandemisë globae edhe në Maqedoni, ka çrregulliuar dukshëm jetën e qytetarëve. Për të reduktuar shqetësimet e mëtejme, “Shtabi qendror i krizës i formuar për masat kundër koronavirusit Kovid- 19 sot ka diskutuar mbi ndryshimin e kohëzgjatjes së orës policore prej 19:00 deri ora 05:00”, ka bërë të ditur në profilin e tij në Facebook, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.
Pas shfaqjes së koronanvirusit në Maqedoninë e Veriut, fillimisht ora policore nisi të zbatohet prej orës 21:00 deri ora 05:00, apo ky vendim ka zgjatur disa ditë dhe pastaj është zëvendësuar me kohëzgjatje të orës policore nga 16:00 deri ora 05:00.
Njëherësh nga Qeveria në disa raste, madje kanë informuar se lehtësimi i masave restriktive do të fillojë të zbatohet pas 1 majit.