Pacienjta shtatzënë e prekur nga COVID-19, që ishte e shtruar në Klinikën Infektive para disa ditësh, ka vdekur mëngjesin e sotëm, raporton “Zëri.info”.
Këtë lajm e ka konfirmuar Ferdinand Kolaj, drejtor i Shëndetësisë në Komunën e Gjakovës.
Gruaja (1980) në javën e 28-të të shtatzënisë ishte pranuar në Klinikën Infektive më 14 prill, ndërsa ishte referuar pas kontollave nga Klinika Gjinekologjike.
Gjatë ditës së djeshme infektologia Arjeta Berisha-Ajazi e konfirmoi se gjendja e gruas shtatzënë ishte e rëndë, ndërsa gjinekologët kanë thënë se foshnja e saj kishte gjendje stabile.
“Me parametra është stabile. Shpresojmë që të kalojë më mirë, por nuk mund të flasim me siguri derisa ajo është e intubuar. Gjinekologët që i kemi konsultuar na kanë thënë se foshnja është mirë”, ka thënë Ajazi-Berisha./ Gazeta FAKTI