Arabia Saudite ka pezulluar namazin e taravisë në dy xhamitë e shenjta në Meke dhe Medine në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu .
Teravia, lutje e veçantë gjatë muajit të shenjtë, do të kryhet pa pjesëmarrjen e xhematit në Xhaminë e Madhe (Masjid al-Haram) dhe Xhaminë e Profetit (Masjid al-Nabawi), tha Abdul Rahman As-Sudais, kryetari i Presidencës së Përgjithshme për Çështjet e Dy Xhamive të Shenjta.
Taravija do të kryhet kryesisht me staf, tha As-Sudais në një deklaratë në Twitter.
Në deklaratën po ashtu thuhet se itikafi, praktika islame e veçimit në xhami për t’u falur, është anuluar në të dy xhamitë.
Ai gjithashtu tha që umreja do të mbetet e pezulluar deri në njoftimin e mëtejshëm./ Gazeta FAKTI