• Today is: Monday, November 25, 2024

GJENDJA SHËNDETËSORE E KIM XHONG -un NUK ËSHTË SERIOZE SIÇ RAPORTOHET

EA
April21/ 2020

Burime nga Koreja Jugore dhe Kina i kanë marrë me rezervë raportet mbi gjendjen shëndetësore të liderit verikorean Kim Xhong-un, pas informacioneve të mediave se ai ka pas një trajtim spitalor kardioovaskular dhe se gjendja e tij shëndetësire “është në gjendje serioze”, shkruan Reuters.

“Daily NK” një web-faqe e specializuar me seli në Seul ka njoftuar, duke u thirrur në një burim anonim në Korenë Veriore, se Kim ka filluar ta merr veten pas trajtimit mjeksëor më 12 prill.

CNN në anën tjetër ka cituar  një zyrtar të mirëinformuar amerikan i cili ka thënëse “Washingtoni po i përpunon infrmacionet e shërbimeve sekrete”, sipas të cilave Kim ndodhet në gjendje kritike pas operacionit.

Megjikthatë dy burrime nga Koreja e Jugut e kanë hedhur poshtë këtë raport të CNN-it, pa dhënë sqarime të hollësishme.

Një përfaqësues zyrtar i ngarkuar me marrëdhënie ndërkombëtare në Partinë Komuniste kineze, i cili merret me Korenë e Veriut, i tha Reuters-it se nuk beson që lideri koreano  verior  është në gjendje serioze shëndetësore.

“Daily NK” shkruan se gjednja shëndetësore e Kim Xhongun kishte filluar të përkeqëlohet nga gushti i vitit të kaluar për shkak të duhanprirjes, obezitetit dhe punës së lodhshme. Në tekst  thuhet se Kim tani po rehabilitohet në një pushimore në malin Miojang, në veri të kryeqytetit Pjongjang.

Një burim i besueshëm amerikan që i njeh mirë rrethanat në Korenë e Veriut e ky vënë në dyshim raportin e CNN se gjoja gjendja shëndetësore e Kim Xhong-un është në “rrezik serioz”, shkruan Reuters.
Mediat ndërkombëtare shekulojnë se në rast se lideri koreano-verior nuk mundet ta udhëheqë më vendin, pasuese do të jetë motra më e re e tij Kim Xho Xhong. Për këtë të fundit dihet shumë pak publikisht. Ajo ka 31 vjet dhe në vitin 2014 është martuar me djalin e një politkani të shquar të vendit, Ço Song.
Diplomatët e përshkruajnë si grua të zgjuar, sharmante që flet disa gjuhë të huaja dhe mjaft komunikative. Ndkikimi i saj në politkat shtetëore të Koresë Veriore është evident./Gazeta FAKTI

Kim Jong-Un's Sister got a High Profile Party Position - Novinite ...