• Today is: Saturday, May 18, 2024

Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori Rikard Ljarja

EA
April21/ 2020

Ndahet nga jeta aktori Rikard Ljarja. Prej muajsh ai vuante nga një sëmundje e rëndë dhe javët e fundit ai ka qenë përkeqësuar.

Ai është shuar në shtëpinë e tij ku jetonte me bashkëshorten aktoren e njohur Marjeta Ljarja

Filmi “Komisari i dritës” u shfaq për herë të parë në vitin 1966 dhe fill pas këtij filmi aktori i ri Rikard Ljarja luan në filmin “Dueli i heshtur”, i cili doli në vitin 1967, përsëri një nga filmat më të arritur të kinematografisë shqiptare. Realizuar nga regjisori Dhimitër Anagnosti. Loja e Rikardit dhe aktorëve të tjerë në filmin kushtuar ‘Heroit të Popullit’ Spiro Kote, ngjarje e vërtetë e lidhur me historinë e incidentit të kanalit të Korfuzit është impresionuese dhe shtjellimi dramaturgjik me një rritje të interesit të spektatorit për ngjarjen.

Kjo ishte rruga e nisur e aktorit të talentuar Rikard Ljarja me paraqitjen plot talent në filmin shqiptar. Rrugë e cila vazhdoi jo vetëm me role të tjerë si komandanti tek “Radiostacioni” sipas veprës së shkrimtarit Ismail Kadare, fillrojtësi Deda tek filmi “Rrugë të bardha” e në mjaft filma të tjerë, por edhe si skenarist e regjisor i tyre. Rikard Ljarja shënon në historinë e filmit shqiptar një emër të veçantë.
Merret vesh se aktori do të prehet në qytetin e tij të lindjes, në Shkodër.
Ky ka qenë edhe amaneti i fundit që ka lënë regjisori dhe aktori i madh shqiptar. Vdekja e tij përkon me një moment të pazakontë për vendin, ku për shkak të izolimit nga kufizimet e vendosura për shkak të koronavirusit, ceremonitë mortore bëhen vetëm nga familja pasi nuk lejohen grumbullime të mëdha.

 

Filmografia
Viktimat e Tivarit (1996)
Fletë të bardha – (1990) Shoku Emir
Pesha e kohës – (1988), Vasili
Rrethi i kujtesës – (1987), Mjeku
Në prag të jetës – (1985), Andrea
Pranverë e hidhur – (1985) Xha Teli
Skëterrë ’43 – (1980), Andrea
Radiostacioni – (1979) Komandanti
Në pyjet me borë ka jetë – (1978), Luka
Ilegalët – (1976) Tosti
Në fillim të verës – (1975) I deleguari i qarkorit
Rrugicat që kërkonin diell – (1975) Gaqo Tipografi
Rrugë të bardha – (1974) Deda
Shpërthimi – (1974) Inxhinjer Iliri
Ndërgjegja – (1972) Fitimi
Yjet e netëve të gjata – (1972)……xhandari
Kur zbardhi një ditë – (1971) Komisari
Plagë të vjetra – (1968)…….Naimi
Ngadhnjim mbi vdekjen – (1967)..Perlati
Duel i heshtur – (1967) Skenderi
Komisari i dritës – (1966) Dritan Shkabaj
Monumenti

Regjisor
Pesha e kohës – (1988)
Kur hapen dyert e jetës – (1986)
Fundi i një gjakmarrjeje – (1983)
Dita e parë e emrimit – (1981)
Sketerre 43 – (1980)
Radiostacioni – (1979)
Në pyjet me borë ka jetë – (1978)

Skenarist
Pesha e kohës – (1988)
Kur hapen dyert e jetës – (1986)