Futbollisti i Shqipërisë Eros Grezda tregon se ndihet i lumtur që do të rinisë përgatitjet me skuadrën e Osijekut në Kroaci.
Në një prononcim për “Top Channel”, 25-vjeçari foli dhe për pasionin e tij Formula 1, kompeticion që e ka ndjekur që në fëmijëri. Nga ana tjetër, ai pranoi lidhjen me modelen Oriola Marashi, me të cilën po kalon kohën në izolim. Ai shtoi se tortën e ditëlindjes së tij e kishte përgatitur vetë partnerja e tij.
“Rikthimi në stërvitje – Po, më në fund erdhi lajmi që mund të vazhdojmë stërvitjen. Do fillojmë të stërvitemi me grupe me trajnerin e Atletikës. Pastaj do të shikojmë se si do të shkojë situata, mbase mund të shkojmë në ndonjë vend për përgatitje. Ajo nuk dihet.
Pasioni i tij përveç futbollit – Si fëmijë, kam qenë shumë u dhënë pas Formula 1. Kur mbaroj stërvitjen, luajn online Formula 1.
Ditëlindja – Nuk është se kam festuar ndonjë gjë thjesht, e kam kaluar në shtëpi. Më ka ndihmuar e dashura për tortën”, u shpreh për “Top Channel” Eros Grezda.