Këngëtari i njohur MC Kresha u martua vitin e kaluar në një ceremoni të papritur. Menjëherë pas dasmës, u përhapën thashethemet se do të bëhej baba.
Lajmin e konfirmoi bashkëshortja e tij Erzina, e cila zbuloi se është në pritje të një vajze.
Mirëpo, këngëtari kishte paralajmëruar se kur të bëhej familjar do të shkëputej nga muzika.
Këtë ai e konfirmoi sërish duke thënë se shkëputja nuk do jetë direkt por gradualisht duke theksuar se arti ka ciklin e vet, shkruan Panoramaplus.al
“Pak nga pak jam larguar nga muzika. Më përpara bëja çdo vit nga një album, tani çdo dy vite. Është një lloj ikje. Nuk besoj që do mund të shkëputem direkt. Unë besoj që arti ka një cikël. Njëri bën ciklin e vet dhe i lë rradhën të tjerëve,”– tha ai në emisionin “E diell”. / Gazeta FAKTI