• Today is: Sunday, November 24, 2024

VILDANE ZENELI KA HUMBUR NJË NJERI TË RËNDËSISHËM NË JETËN E SAJ

EA
April21/ 2020

Modelja shqiptare, Vildane Zeneli ka humbur një njeri të rëndësishëm në jetën e saj. Bëhet fjalë për fotografin e njohur Peter Beard. Familja e tij njoftoi se trupi i gjetur në një park në Montauk i përkiste fotografit i cili ishte deklaruar i humbur që prej 31 marsit.

Fotografi i njohur ishte një prej personave që ka ndikuar më së shumti në karierën e modeles shqiptare Vildane Zeneli, e cila  ishte trishtuar shumë nga lajmi, pasi sipas saj ishte Peter ai që i ndryshoi jetën dhe e futi në botën e modelingut. Modelja tregoi se ishte vetëm 14 vjeçe kur e takoi për herë të parë dhe ai luajti një rol të madh në ngjitjen e saj në karrierë. Madje Vildania ka postuar edhe foton që ai i ka bërë kur ajo ishte vetëm 16 vjeç.

Modelja ka postuar në instagram një status, ja si u shpreh modelja:“Ky lajm më ka trishtuar shumë!! Prehu në paqe Peter, ky burrë nisi karrierën time dhe e çoi në një tjetër nivel. E kam takuar kur isha vetëm 14 vjeç dhe jeta ime ndryshoi pasi setit fotografik me të. Do të jem gjithmonë mirënjohëse për gjithçka ke bërë për mua. Ti ndryshove jetën dhe karrierën time, më bëre të besoj se mund të bëj gjithçka. Do të të dua gjithmonë”, shkruan Vildanë në një status në instastory shoqëruar me foton e fotografit. / Gazeta FAKTI