• Today is: Friday, May 3, 2024

KURTI: NUK MË ÇUDIT ASNJË AMBASADOR I HUAJ

EA
April20/ 2020

Nëse kemi një President që del kundër reciprocitetit me Serbinë; atëherë nuk mund të çuditemi me asnjë ambasador të huaj se çfarë thotë apo bën për vendin tonë”, ka thënë kryeministri në detyrë, Albin Kurti. – Përmes një postimi në Twitter, ambasadori Grenell ka reaguar pas konferencës online të Kurtit për mediat ndërkombëtare, duke mohuar se në praninë e tij është diskutuar ndonjëherë për shkëmbim të territoreve, siç kishte thënë Kurti. –  Isa Mustafa thotë se Vetëvendosja nëse do të krijojë qeverinë e re duhet të pranojë mandatin dhe të mos bëjë provokime. – Në mbrëmjen e sotme në disa media u raportua se presidenti i vendit, Hashim Thaçi nesër do t’ia jap mandatin Lidhjes Demokratike të Kosovës për formimin e Qeverisë


Prishtinë, 20 prill/Gazeta FAKTI
– Kryeministri në detyrë Albin Kurti, bashkë me shefin e Zyrës së UNICEF, Murat Sahin dhe zëvendësministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Xhavit Rexhaj, kanë mbajtur sot një konferencë për media.

I pyetur rreth deklarimit të Presidentit Thaçi se do të ndërmarrë hapa kushtetues për formimin e Qeverisë së re dhe qëndrimeve të ambasadorit Grenell, Kurti ka thënë se një ambasador i huajë nuk mund të mbajë qëndrim më të avancuar për Kosovën sesa vet organet e saj të rendit.

“Nuk a kam parasysh se për çfarë rezistence bëhet fjalë, por aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje janë njerëz të cilët për nga vokacioni i rezistojnë të keqes, por nuk po më bie ndër mend se këto dy ditët e fundit jam këshilluar për të rezistuar ndaj diçkaje”.

“Si Kryeministër në detyrë është e qartë se më bie të rezistoj gjëra të mbrapshta që na imponohen. Unë mendoj se nuk mund të mbaj qëndrim më të avancuar për Republikë e Kosovës një ambasador i huaj sesa që këtë e bëjnë vet organet e shtetit apo figurat udhëheqëse të tij. Nëse kemi një President që del kundër reciprocitetit me Serbinë; atëherë nuk mund të çuditemi me asnjë ambasador të huaj se çfarë thotë apo bën për vendin tonë. Është rast i pashembullt në historinë tonë të re – e mbase jo vetëm në rajonin tonë – që kemi një personalitet politik me detyrë aq të lartë zyrtarë që del jashtë asaj detyre dhe flet kundër reciprocitetit të vendit vet ndaj një shteti që nuk ka njeh”.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti tha se i dërguari i posaçëm i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ambasadori Richard Grenell, është i përfshirë drejtpërdrejtë në krizën aktuale politike në Kosovë. Kurse në rast të formimit të qeverisë së re, për çka po insiston presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri në detyrë Kurti tha se popullit nuk mund t’i ndalen protestat, duke parashikuar edhe mundësi për destabilizim.

Kurti: Grenell është drejtpërsëdrejti i përfshirë në krizën politike në Kosovë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti tha se i dërguari i posaçëm i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ambasadori Richard Grenell, është i përfshirë drejtpërdrejtë në krizën aktuale politike në Kosovë. Kurse në rast të formimit të qeverisë së re, për çka po insiston presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri në detyrë Kurti tha se popullit nuk mund t’i ndalen protestat, duke parashikuar edhe mundësi për destabilizim.

Në një konferencë online për mediat ndërkombëtare, Kurti tha se nisma e Lidhjes Demokratike të Kosovës për mocion mosbesimi ndaj qeverisë, e votuar në kuvend më 25 mars, ishte e koordinuar me ambasadorin Grenell. Ai tha se qeveria e tij u rrëzua, vetëm pse Grenellit po i ngutet “që të nënshkruajë marrëveshje me Serbinë”.
Kurti tha se Grenell nuk po mbanë as tani një qëndrim neutral kur është në pyetje formimi i qeverisë së re.

Kurti tha se Grenell, që nga dita e parë, përmes mesazheve në WhatsApp, kishte insistuar në heqjen e taksës, por ai i kishte transmetuar atij qartë se do ta vendoste reciprocitetin ndaj Serbisë si një premtim zgjedhor. Ndërkohë, ai tha Grenell kishte shtuar trysninë mbi Lidhjen Demokratike të Kosovës, parti kjo partnere e Lëvizjes Vetëvendosje në koalicionin qeverisës, e cila, siç tha Kurti, iu nënshtrua këtyre presioneve. Kurse vendosja e reciprocitetit ndaj Serbisë, tha Kurti, ishte një marrëveshje e kahershme mes LDK-së dhe Vetëvendosjes.

“Kjo do të jetë një qeveri e re pa partinë fituese të zgjedhjeve dhe kundër fitueses së zgjedhjeve”, tha Kurti.

“Më duhet të them po ashtu se është për keqardhje që ambasadori Grenell është pozicionuar në anën e politikanëve të korruptuar, të cilët votuesit i zëvendësuan në zgjedhjet e fundit”, theksoi Kurti.

Kryeministri në detyrë i Kosovës tha se ambasadori Grenell po përpiqet të shtyjë përpara marrëveshjen për shkëmbim të territoreve, duke potencuar se një marrëveshje e tillë nuk do të mund të quhej paqësore.

“Mund të jetë që Grenell të jetë joshur nga Thaçi, por ai gjithashtu mund të jetë i joshur edhe nga fitimi i pikëve politike duke zgjidhur një mosmarrëveshjen shekullore,” shtoi Kurti.

“Atij i duhet një marrëveshje e shpejtë për të treguar se mund të zgjidhë krizat në botë për dallim nga Clinton, Bush dhe Obama, pa pasur nevojë për ndërhyrje ushtarake”, tha Kurti, duke rikujtuar se në SHBA është vit i zgjedhjeve presidenciale.

 

Kurti tha se dialogu duhet të bazohet në parime dhe se marrëveshja nuk mund të arrihet pa negociata.

Prej dialogut, nënvizoi ai, duhet të kenë përfitime në radhë të parë qytetarët dhe se SHBA-ja ashtu edhe BE-ja duhet të jenë të përfshira në këtë proces.

Kurti, tha se një këshilltar i tij gjatë një bashkëbisedimi me një këshilltar të presidentit i ka kumtuar atij se për çfarë marrëveshje po flet presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Tri komunat në veri, Leposaviqi, Zveçani e Zubin Potoku t’i takojnë Serbisë. Komuna e Preshevës i bashkohet Kosovës, por vetëm qyteti, pa fshatrat që ndahen me hekurudhën, ngase ishte thënë se hekurudha i përket Kinës”, tha Kurti.

“Liqeni i Ujmanit (Gazivodës) do të ishte nën kontrollin e NATO-s, Kisha Ortodokse Serbe do të kishte statusin e Vatikanit apo të Malit Atos në Greqi. Kurse Mitrovica e Veriut do t’i takonte Kosovës”, theksoi Kurti.

Por, sipas tij, në një konferencë tjetër ku kishin marrë pjesë njerëz të afërt me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, ishte thënë që Mitrovica e Veriut të jetë një lloj kryeqyteti i Bashkësisë së komunave serbe poshtë lumit Ibër.

Pra, bëhet fjalë edhe për ndarje edhe për “Zajednicë” (Asociacion të komunave serbe”, theksoi Kurti, duke shtuar se edhe kjo nuk nënkupton njohje të Kosovës nga Serbia duke aplikuar modelin e dy Gjermanive.

“Kush mund të propozojë diçka të tillë”, tha Kurti, duke shprehur habi me qëndrimin e presidentit Thaçi.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadori Grenell ka reaguar pas konferencës online të Kurtit për mediat ndërkombëtare, duke mohuar se në praninë e tij është diskutuar ndonjëherë për shkëmbim të territoreve, siç kishte thënë Kurti.

“Nuk ka pasur absolutisht diskutim për shkëmbim territoresh prej meje – dhe nuk është diskutuar prej askujt tjetër në praninë time. Këtë e kemi thënë shumë herë”, ka shkruar Grenell.

Mustafa: Do të bëjmë qeveri me njerëz që s’kanë probleme me ligjin

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka folur pas takimit që ka pasur në selinë e partisë me disa prej anëtarëve të kryesisë dhe nënkryetarëve të partisë. Ai tha se e kishin pasur një mbledhje konsultative me bashkëpunëtorët që kanë përgjegjësi në LDK.
“E kishim një mbledhje konsultative me bashkëpunëtorët që bartin përgjegjësi të lartë në LDK dhe Kuvend në mënyrë që të analizojmë rezultatin e Këshillit në pyetjen që e kam bërë si kryetar i LDK-së për koalicion. Një përkrahje të tillë e kemi nuk do të thotë se e kemi vendimin për koalicion, sepse ai do të bëhet vetëm në momentin kur të vlerësojnë se janë përmbushë rrethanat kushtetuese”, ka shtuar ai.
Mustafa thotë se Vetëvendosja nëse do të krijojë qeverinë e re duhet të pranojë mandatin dhe të mos bëjë provokime.
“VV të pranojë mandatin dhe të mos sillet në provokime, ne do të bëjmë një qeveri që aty të ketë njerëz që nuk kanë pasë e s’kanë problem me ligjin dhe njerëz që përshtaten në punën ekipore.

Konstatuam se kemi një disponim, duke bërë kërkesat që të kemi njerëzit më të mirë në qeveri dhe që jemi të gatshëm ta pranojmë këtë sfidë, por gjithmonë duke respektuar afatet kushtetuese.
Jemi të interesuar që vendi mos me vazhdu gjatë me këtë qeveri në detyrë”, deklaroi ai.

AAK e harron taksën, thotë se është çështje e mbyllur

Në një Qeveri të re të mundshme mes LDK-së, AAK-së e Nismës nuk do të ketë reciprocitet ndaj Serbisë. Kështu, gjatë ditës tha kryetari i partisë së dytë më të madhe në vend, Isa Mustafa.
Për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës tashmë as taksa ndaj Serbisë e Bosnjës e vendosur nga qeveria e kaluar e udhëhequr prej tyre, nuk do të jetë më në plan.
Kjo, meqë sipas Muharrem Nitaj nga ky subjekt, tashmë ajo është veprim i së shkuarës, i larguar nga Qeveria Kurti.

Presidenti Thaçi nesër a do t’ia jap  nesër mandatin LDK-së për formimin e Qeverisë?

Në mbrëmjen e sotme në disa media u raportua se presidenti i vendit, Hashim Thaçi nesër do t’ia jap mandatin Lidhjes Demokratike të Kosovës për formimin e Qeverisë. Mirëpo, nga LDK thonë se deri tash nuk janë kontaktuar nga Presidenca.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, anëtari i Kryesisë së LDK-së, Arban Abrashi.

“Po edhe ne kemi dëgjuar prej medieve dhe disa analistë që e kanë përmend, por për momentin nuk kemi pasur ndonjë kontakt apo ndonjë informatë të tillë nga presidenca”, theksoi Abrashi për Telegrafin.

Ndërkaq, presidenti Thaçi mbrëmë ka paralajmëruar se këtë javë do të ndërmerr hapat e fundit për formimin e Qeverisë.

“Javën tjetër unë do të ndërmarr hapat e fundit kushtetues për të mundësuar formimin e një Qeverie të re me një legjitimitet të plotë nga Parlamenti, i aftë për të luftuar # COVID19 dhe për t’i shërbyer popullit. Tarifat dhe reciprociteti duhet të bien për të forcuar mbështetjen e SHBA dhe BE për Kosovën”, kishte shkruar Thaçi në profilin e tij në Twitter./ Gazeta FAKTI