• Today is: Monday, November 25, 2024
EA
April19/ 2020

Gajle s’ka, nipat e mbesat ju kanë rritë, LDK-në e ka si firmë t’veten, Po, pse Jo.Pa asnjë hezitim don me vjedhë pushtetin. Ashiqare, qysh e ka vjedh 3 për qindshin.  Fati i tij që është pandemi, se edhe në qiell ishin organizu protesta

 

Nga Kimete BERISHA

U çu herët prej gjumi.
I ka mbath pandufket.
U dalë n’ballkon me pushu.
si Bllejk Keringtoni, me sajgi krahëve.
Sajgia punë dore e marune prej viktimave të luftës.

Masandej, u end nëpër oborr.
Një familjare e angazhuar me ja mbajt telefonin pas vetes, në pritje të telefonatës nga Presidenti, tha po i shkon mbrapa, pa guxu e ngrata me folë asnjë fjalë, se ky i rrezikshëm, familjarëve me rend u jep leje me folë.
Lejen duhet me ja parashtru në Rini, për me marrë në Pleqni.

(Fati i tij që s’ka shokë, asnja)

Gjatë ëndjes nëpër oborr, u anku se si bari vende-vende u rritë një centimetër më shumë dhe kjo kurrëqysh mos t’përsëritet.

Me këtë rast, në fund të oborrit, nën hijen e blinit, e ka zhvillu edhe një takim të shkurtër por përmbajtësor me një familjar të ngushtë.

I ka inspektu zhvillimet prapa shtëpisë dhe përreth bazenit.
Pasi shprehu pakënaqësinë e tij për ca pendla që ‘padashur’ kishin ra në bazen, e ka marrë përsipër m’i numëru drutë e shkurtume.

Në fillim ju ka dukë që po i mungojnë tri t’shkurtume, po pastaj, duke i numëru për s’treti, u lodhë dhe e ka lënë verifikimin për nesër.

Kushtet e mira.
Shpinë e kthyme kah Lindja.
Kuletën e kthyme kah perendimi.
Zot Jo. Din e Iman Jo.
Besim në Ahiret Jo.
Frikë prej Gjykatave të Tokës e të Qiellit Jo se Jo.

Veç Mashalla.

Po i këqyr soliterat tuj u ‘rritë’ shtati.
Po e këqyr edhe veten n’pasqyre t’xhepit.
Bet.

I ri Po, i dashunumë Po, jetën përpara.

Pa asnjë hezitim do ta marrë pushtetin.

Gajle s’ka, nipat e mbesat ju kanë rritë, LDK-në e ka si firmë t’veten, Po, pse Jo.

Pa asnjë hezitim don me vjedhë pushtetin. Ashiqare, qysh e ka vjedh 3 për qindshin.

Fati i tij që është pandemi, se edhe në qiell ishin organizu protesta.
Veç sa të kryhet izolimi se Unë e para kam me ja nis protestave, kam m’u gju’ me parashutë keni me pa, veç pse tutna shumë prej gjuajtjeve të lira, kam m’u gju, por për hir të kauzës nashtë du m’u ‘fliju’, se sot sidomos shumë jam nervozu.

Qysh para syve tanë don me vjedhë pushtetin.
A je n’veti?

E Juve, Ju ftoj ta ruani qetësinë, se provokime më të mëdha nga politika dhe nga portalet e tyre nuk ka përjetuar ky popull.

Nga hajnat. Nga kriminelët. Nga parazitët. Nga milionerët.
Këqyr Ti kush na kanë lanë mbrapa neve.
Të kishin qenë së paku t’hijeshëm, i kish duru njeri diqysh.
Ama, këta .

P.S. Isa Mustafës deshta me ja përkushtu një Antifonë t’marakut, por po më dhimbset antifona me harxhu n’të.