• Today is: Saturday, April 27, 2024

TESTI DHE ARMËPUSHIMI I CIGAREVE

EA
April19/ 2020
Gjithçka iu ka ndodhë edhe iu ndodhë shqiptarëve dhe mund ta sjellësh si të përshtatet për tu marrë mbarë mbrapshtt me politikë sot. Reklama dhe antivlera ka çmimin politik. Kush e paguan gjithmonë do të paguen.
Nga Gëzim MUÇOLLI/ Padovë

Nuk më kujtohet viti por sigurisht të gjithë atayre që ju kujtohet lideri palestinez Arafat mbajnë mend se disa vite para se të vdiste ishte i rrethuar në ofenzivën e ushtrisë së Izraelit që e kishin futur në rrethim dhe kishin vetëm edhe pak ndërtesa per ti pushtuar për ta kapur të gjallë.

Nuk e kapën të gjallë sepse rreth vetes kishte ushtarë besnikë të jepnin jetën per të dhe që ishin të paguar me para tepër të majme.

Nuk e mbytën as nuk e zunë të gjallë sepse mjaftoi ti cingërronte telefoni kryetarit të Izraelit dhe dikush nga Washintoni i dha urdhër nga Shtëpia e Bardhë që Arafati duhet të dilte i gjallë dhe të mos zihet rob.

E kam parë vite më parë një dokumentar në televizionin italian me pamje të xhiruara në vendbetejë dhe ajo që më ka lënë përshtypje ishte se kur në një moment u arrit një armëpushim i vogël mes palëve ndërluftuese, aty mes rrënojave po i flisnin njëri tjetrit ushtarët palestinezë të Arafatit dhe ushtarët e Izraelit dhe po pyesnin:

-A keni cigare?!

Dikush donte të paguante me para për të blerë cigare nga po të njëjtit që i dëshironin të vdekur të vrarë nga plumbat e tyre.

*****
Kam dëgjuar se gjatë luftës së Kosovës para 21 viteve shqiptarët kanë blerë ose iu kanë shitur (edhe falur nga frika) cigare serbëve.

Nuk është krejt sekret publik që edhe paskan blerë armë nga serbët gjatë luftës pikërisht kur vëllezërit tonë patriotë që udhëheqnin Shqipërinë atëhere nuk lejonin shitjen e as transportin e armëve per në Kosovë.

Gjithçka iu ka ndodhë edhe iu ndodhë shqiptarëve dhe mund ta sjellësh si të përshtatet për tu marrë mbarë mbrapshtt me politikë sot.

Reklama dhe antivlera ka çmimin politik. Kush e paguan gjithmonë do të paguen.

Klienti kur nuk është i kënaqur ose kërkon zbritje (të çmimit politik) ose na tregon përrallzën e dhelprës dhe rrushit të tharbët.