Ndonëse në Republikën e Kosovës janë 510 persona të infektuar me koronavirus dhe 12 persona kanë vdekur, ende kosovarët nuk po e marrin seriozisht këtë virus vdekje prurës. Në komunën e Podujevës sot (e diel) është martuar një qift sikur në ditët e përditshme, pra me krushqi e një atmosferë festive në oborr të shtëpisë.
Edhe pse grumbullimet e njerëzve janë ndaluar tash e një muaj ky çift nuk duket se i ka prishur planet e tyre për martesë. Dasma në lagjen e Dëshmorëve në Podujevë është përcjellë sipas traditave këtë të diele, me flamur në maje të shtëpisë e me mysafirë të shumtë.
Në fotografitë mund të shihni atmosferën festive dhe mysafirët duke kërcyer të gjithë së bashku para shtëpisë, në kohë pandemie.
Gjatë 24 orëve në Kosovë arrestohen mbi 30 persona për shkak që nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë për kufizimin e lëvizjes, raporton IndeksOnline.
Që nga 13 marsi kur kanë filluar të merren masat kundër përhapjes së koronavirusit kanë ndodhur edhe kurorëzime të çifteve por dasmat i kanë anuluar.
Por kështu sot nuk ka ndodhur në Podujevë./ Gazeta FAKTI