• Today is: Monday, November 25, 2024

Pse po preken sërish njerëzit e shëruar nga Covid-19?

EA
April19/ 2020

Disa analiza të fundit të kryera nga studiuesit italianë dhe amerikanë kanë treguar se koronavirusi ka pësuar mutacione.

Studiuesit nga Universiteti i Maryland, Robert Gallo dhe italiani Davide Zella së bashku me një ekip nga Kampusi Biomjekësor kanë vrojtuar përbërjen ARN-së së virusit, zbuluan variante që potencialisht do ta bënin atë më ngjitës. “Faji” sipas tyre qëndron tek një enzimë e domosdoshme për përsëritjen e virusit të quajtur polimerazë (ARN).

Ata kanë analizuar 220 gjene të viruseve, në mesin e mijëra sekuencave, por studiuesit italianë dhe amerikanë e kanë përqendruar vëmendjen në mutacionin e enzimës polimerazë.

“Në bazën e të dhënave tona, shfaqja e parë e këtij mutacioni është më 9 shkurt në Britaninë e Madhe, kur është regjistruar nga OBSH një rritje dramatike me pacientët e infektuar në Evropë,”- kanë thënë ata.

Sipas tyre, ky ndryshim në gjen, jo vetëm që bën më ngjitës virusin por e bën atë edhe më të paqëndrueshëm, shkruan Republica.it.

Ata shprehen se nëse Covid-19 vazhdon të ndryshojë edhe pak tiparet e tij, ekziston rreziku i që ai të bëhet i panjohshëm për kujtesën e sistemit imunitar te njerëzit që janë shëruar ose vaksinuar. Duke bërë që ata të preken sërish duke i bërë kështu vaksinat dhe terapitë të padobishme. Shumë nga antiviralët që përdoren sot në spitale përpiqen të neutralizojnë enzimën e polimerazës./ Gazeta FAKTI