• Today is: Monday, November 25, 2024

Bill dhe Melinda Gates ruajtën ushqime në bodrumin e tyre, ata e dinin që një pandemi do të vinte

EA
April19/ 2020

Kur Covid-19 ka infektuar me miliona njerez dhe ka vrarë mbi 160 mijë të tjerë, çifti Gates e prisnin në pandemi të tillë, dhe për këtë shkak ata ishin të përgatitur prandaj dhe kishin rujatur ushqime në bodrumin e tyre.

Koronavirusi është përhapur anë e mbanë botës ku ka vrarë mbi 160 mijë viktima, duke izoluar edhe vetë Bill Gates, ai që e parashikoi para disa  vitesh se një virus do të shfaqet.

Ndër kohë  bashkëshortja e Bill Gates, Melinda, ka thënë në një intervistë për BBC se ajo dhe Bill, kishin ruajtur ushqime në bodrumin e tyre për vite me rradhë, në pritje të një pandemie ose një katastrofe tjetër, njofton CNBC.

“Shumë vite më parë, ne kishim biseduar, çfarë do bënim sikur të mos kishte ujë të pastër? Po sikur të mos kishte ushqim të mjaftueshëm? Ku mund të shkojmë? Çfarë mund të bëjmë ne si familje? Kështu që unë mendoj se duhet t’i lëmë ato përgatitje t’i kemi rezervë. Por absolutisht ne i kishim përgatitur dhe patëm disa ushqime në bodrum për çdo rast.”-  u shpreh Melinda.

Kutojmë që në vitin 2015 Bill Gates ka paralajmëruar për një pandemi duke  thënë se bota nuk ishte “gati për epideminë tjetër. Ndërsa dy vjet më vonë në një artikull në vitin 2017 për Business Insider, ai deklaroi se epidemia tjetër mund të jetë “një lloj super ngjitës dhe vdekjeprurës i gripit”./ Gazeta FAKTI