• Today is: Friday, May 17, 2024

SHTOHEN EDHE DY VIKTIMA NGA COVID-19 NË MAQEDONI

EA
April19/ 2020

Shkup,19 prill/ Gazeta FAKTI – Në Klinikën e sëmundjeve infektive dhe në Spitalin ‘8 Shtatori’ në Shkup ka ndërruar jetë një pacient i moshës 66 vjeçare nga Shkupi dhe një tjetër nga Shtipi (83).

Të dy pacientët kanë qenë me koronavirus pozitiv.

Ndërkaq, Instituti i shëndetit publik bën të ditur se janë regjistruar 15 pacientë të shëruar nga Covid-19

Deri më tani numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Covid -19 arrinë në  1207 veta, prej tyre më së shumti në Shkup – 409, Kumanovë – 329 dhe qytetet tjera.