• Today is: Wednesday, May 8, 2024

NË LOMBARDI PESË HERË MË SHUMË VDEKJE SESA NË LUFTËN E DYTË BOTËRORE

EA
April19/ 2020

Në Lombardi pesë herë më shumë vdekje sesa në Luftën e Dytë Botërore. Ky është fakti që Domenico Arcuri, Komisioner italian i emergjencës shëndetësore tregoi në një konferencë për shtyp për të sqaruar se cila duhet të jetë strategjia e ardhshme për Italinë.

“Midis 11 Qershorit 1940 dhe 1 Maj 1945 – tha ai – në Milano vdiqën 2.000 civilë në bombardimet e Luftës së Dytë Botërore kurse në dy muaj në Lombardi kanë humbur jetën nga koronavirusi 11.851 persona, 5 herë më shumë “.Bazuar në këto të dhëna, ai tha gjithashtu se “Ne duhet të veprojmë me kujdes dhe maturi si në këto muaj” dhe se “është e gabuar të vihet rimëkëmbja ekonomike përpara shëndetit të popullsisë”.

Domenico Arcuri tha gjithashtu se pa garantuar shëndetit, rimëkëmbja ekonomike do të sihte shumë e gjatë. Faza 2 tha si duhet të bazohet fillimisht te garantimi i sigurisë shëndetësore. /Gazeta FAKTI