• Today is: Monday, November 25, 2024

ORTODOKSËT FESTOJNË PASHKËT NËN MASA TË IZOLIMIT

EA
April19/ 2020

Të krishterët ortodoksë i festojnë Pashkët këtë fundjavë nën masa të ashpra izolimi për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Autoritetet në Evropën Lindore dhe në Lindjen e Mesme kanë urdhëruar që shërbimet fetare të bëhen pa praninë e njerëzve..

Në Gjeorgji, megjithatë, besimtarët do të mund të shkojnë në kishë.

Ceremonia tradicionale e Zjarrit të Shenjtë u zhvillua në një kishë gati të zbrazët në Jerusalem.

Kisha është mbyllur muajin e kaluar dhe vetëm një pjesë e vogël e klerit ortodoks u lejua për ceremoni.

Kisha Ortodokse e Rusisë tha se ndërpret traditën e saj vjetore dhe se u bën thirrje miliona besimtarëve që të mos i frekuentojnë objektet fetare.

Në Ukrainë, zyrtarët thanë se policia do të vendoset përreth kishave për të mos lejuar tubime të mëdha të njerëzve.

Në Greqi, kufizimet e lëvizjes deri më tani janë vlerësuar gjerësisht për frenimin e përhapjes së koronavirusit./ Gazeta FAKTI