Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar mbi 100 mijë njerëz në Europë. Ky të paktën është kalkulimi që ka bërë “France Presse” në lidhje me shifrat tragjike të Covid 19 në kontinentin e vjetër.
Vendi më I goditur në Europë është Italia me 23 mijë e 227 të vdekur. Më pas vjen Spanja me 20 mijë e 43 viktima e ndjekur nga Franca me 19 mijë e 323.
Edhe Britania e Madhe po regjistron shifra shumë të larta tek viktimat dhe është afër totalit prej 16 mijë tashmë.
Në Belgjike kemi 5455 të vdekur ndërsa në Gjermani 4426.
Holanda me 3061, Suedia me 1511 dhe Zvicra me 1368 janë gjithashtu ndër vendet më të goditura në kontinentin tonë./ Gazeta FAKTI