Daljet nga shtëpitë do të bëhet vetëm për nevoja të domosdoshme, gjegjësisht daljen nga shtëpitë ta bëjnë vetëm nga një anëtar i familjes, me qëllim të furnizimit me ushqime dhe ilaçe.
Shkup, 19 prill/ Gazeta FAKTI – Duke filluar nga 22 prilli i këtij viti (ora 22) fillon të zbatohet masa e ndalimit të lëvizjes së qytetarëve pa maska dhe paisje mbrojtëse në ambinete të hapura e publike në Kumanovë, Prilep dhe Tetovë. KJo masë përfshin lëvizjen në në të gjitha hapësirat publike të karakterit të hapur dhe të mbyllur, si dhe në markete, barnatore, pompa të benzinës etj.
Ky është vendimi i mbrëmshëm i Qeverisë së Maqedonisë, në të cilën u obligua Ministria e Shëndetësisë që këtë çështje ta rregullojë juridikisht, mënyrën e implementimit, shfrytëzimit, paisja e nevojshme mbrojtëse.
Qeveria gjithashtu vendosi që t’iu rekomandoj të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, e posaçërisht atyre që jetojnë në territorin e komunave Kumanovë, Prilep dhe Tetovë, ta reduktojnë daljen nga shtëpitë e tyre dhe atë ta bëjnë vetëm për nevoja të domosdoshme, gjegjësisht daljen nga shtëpitë ta bëjnë vetëm nga një anëtarët i familjes, me qëllim të furnizimit me ushqime dhe ilaçe.