• Today is: Sunday, November 24, 2024

JA KUR DO TË FILLOJË TË KTHEHET JETA NË NORMALITET NË MAQEDONI

EA
April18/ 2020

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani tha se nëse në  Tetovë, Kumanovë dhe  Prilep nuk ndërmerren masa shtesë, këto tre qytete mund të shndërrohen në vatër të re kritike.

Qeveria po bën nja plan serioz për lehtësimin e masave të cilat u morën për mbrojtjen nga Koronavirusi.  Kryeministri Oliver Spasovski tha se po shqyrtohet mundësia për lehtësimin e masave pas 1 majit dhe kthimin e jetës në normalitet, por e njëjta do të ndodhe gradualisht shtoi ai.

“Në Qeveri po përgatitet një plan serioz, ku diku pas festave të majit dhe ne bazë të të gjithë analizave që do të bëhen se si do  të fillojmë me lehtësimin e disa prej masave që të mund të kthehemi në normalitet. Nuk do të thotë se në përgjithësi do të normalizohet jeta sepse kjo nuk është e mundur por do të lehtësohen disa masa restriktive “, deklaroi Oliver Spasovski, kryeministër.

Edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce tha se masat që janë ndërmarrë do të ndihmojnë, në uljen e numrit të të infektuarve të ri, por sipas tij efekti do të vërehet në fillim të majit.

“Mendoj se në periudhen që vijon do të japin rezulatet e duhura dhe se nga fillimi I majit do te ulet numri I të infektuarve dhe do të vijmë në situatë t’i zbusim masat restriktive. 12.10-24 E di se këto masa janë të vështira, e di se është e vështirë të qëndrohet në shtëpi por megjithatë besoj se qytetarët janë të vetëdijshëm se pas stuhisë, del dielli”, tha Venko Filipce, ministër i Shëndetësisë.

Ndërsa zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani tha se nëse në  Tetovë, Kumanovë dhe  Prilep nuk ndërmerren masa shtesë, këto tre qytete mund të shndërrohen në vatër të re kritike.

“Tetova mund të jetë vatër e re kritike e virusit korona nëse nuk parandalohet shpërndarja. Prej Tetovës kemi kërkesë që të ndalohet transportimi i njerëzve prej një komune në tjetër, në rajonin e Pollogut, kjo çështje do të shqyrtohet në seancë qeveritare. Besoj se edhe Tetova në kontekst me Kumanovën dhe Prilepin duhet që të vlerësohen si tre zona kritike të cilat sot ndoshta mund të miratohen masa shtesë”,  deklaroi Bujar Osmani, zëvëndës kryeministër për çështje evropiane.

Osmani paralajmëroi gjithashtu se në ditët në vijim Shtabi kryesor i krizës për COVID 19 do të bisedojë edhe për muajin Ramazan  dhe qeveria do të sjellë një paket masash edhe për muajin e Ramazanit. Ndërsa në seancë të Qeverisë sot do të diskutohet nëse në Kumanovë do të shpallet gjendje krize dhe do të vendoset në izolim./ Gazeta FAKTI