• Today is: Thursday, May 2, 2024

SHËRBIMET INTELIGJENTE E KANË INFORMUAR TRUMPIN PARAPRAKISHT MBI COVID-19

EA
April18/ 2020

Shërbimet e inteligjente amerikane e kanë informuar nëntorin e kaluar Shtëpinë e Bardhë mbi shpërthimin e epidemisë së virusit korona në qytetin kinez Vuhan, njofton “Times of Izrael”, transmeton Gazeta FAKTI.

Sipas gazetës , administrata e Presidentit Donald Trump, nuk tregoi kurrfarë interesimi për këto informacione, por megjithatë ua transmetuan aleatëve të NATO-s , gjithashtu edhe Izraeilit.
Autoriteet izraelite, sipas gazetës, i kanë kanë pasur njohuri mbi epideminë e Covid -19 në Vuhan, por “ata nuk bënë asgjë”.

Këto informacione i ka plasuar edhe radioja britanike BBC, e cila njoftoi se shpërbimet e posaçme amerikane të zbulimit e kishin njoftuar Shtëpinë e Bardhë në vjeshtën e vonë mbi kërcënimin e zgjerimit të virusit korona.
Të dhënat mbi virusin në Vuhan janë marrë nga fotografitë satelitore, ndërkohë që shërbimet inteligjente kishin paralajmëruar se epidemia do të jetë “ngjarje katastrofale”.
Megjithatë,  sipas “Times of Izrael”,Trump i ka hudhur poshtë këto informacione dhe i ka quajtur trillime./ Gazeta FAKTI