• Today is: Thursday, May 2, 2024

NË MAQEDONI NUK KA RRJET 5G

EA
April18/ 2020

Shkup, 17 prill – Për momentin, në vendin tonë nuk ka të aktivizuar rrjet 5G, theksoi në paraqitjen e tij të sotme në emisionin “360 gradë” në Alsat, ministri i Administratës dhe Shoqërisë Inormatike.

Lidhur me dyshimet që janë shfaqur në publik lidhur me rrezatimin e kësaj teknologjie në mjedis, ministri thotë se në vendin tonë testi i vetëm i rrjetit 5G është bërë në dhjetor të vitit të kaluar. Testi është implementuar nga Telekomi, dhe është bërë për qëllime komericiale.

“Brukseli ka bllokuar zhvillimin e rrjetit në qytet, por pjesa tjetër e Belgjikës është e mbuluar me sinjal. Nuk bëhet fjalë për diçka që nuk egziston në botë. Në Shtetet e Bashkuara, ekzistojnë rrjete aktive 5-G, në Zvicër, ku gjithashtu ka pasur dyshime, ekzistojnë rrjete të tilla aktive brenda territorit”, tha Mançevski.