Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Tetovë. Bëhet e ditur se një grua 81-vjeçare nga Tetova ka humbur jetën.
Gruaja e moshuar u rrëzua ditën e djeshme rreth orës 11:00, më pas ajo u nis me urgjencë në Qendrën Klinike në Tetovë.
Ndërsa gjatë mbrëmjes së sotme është bërë e ditur se ajo s’ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.
Njoftimi i dhënë:
Në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën “Bllagoja Toska”, në një apartament në pronësi të M.G. (85) nga Tetova, bashkëshortja e tij M.G. (81), e cila kishte çrregullime shëndetësor për deri sa ka qëndruar vetë në apartament ka dalë në ballkon, i cili është në katin e parë të një ndërtese apartamentesh, dhe është rrëzuar nga ballkoni. E moshuara është transferuar në Qendrën Klinike në Tetovë, ku edhe ndërroi jetë pas plagëve të marra./ Gazeta FAKTI