• Today is: Friday, May 3, 2024

KARANTINA 14 DITËSHE NË KUMANOVË, PA PËRGJIGJE NGA QEVERIA

EA
April17/ 2020

Kërkesa për shpalljen e rajonit të Kumanovës nën regjim të karantinës që do të zgjaste 14 ditë, sot nuk ka marrë kurrfarë përgjigje nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.  

Shkup, 17 prill/Gazeta FAKTI –  Ministri i Inspektorati shëndetësor ka nisiur mbikqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në Kumanovë, për të hetuar nëse ka pasur lëshime dhe a janë respektuar rregullat epidemiologjike gjatë takimit të zyratëve të qeverisë dhe Shtabit të Krizës në Kumanovë. Pjesëtarë të të njejtit, përfshirë Kryetarin e Kumanovës Maksim Dimitrievskin kanë dalë pozitiv me COVID-19. Kjo u morr vesh më 16 prill ndërsa një ditë më parë për vizitë ishin zyrtarë të Qeverisë me në krye Kryeministrin Oliver Spasovskin, i cili i tha TV21 se askush nuk u ka treguar se në shtabin në Kumanovë janë bërë testime, përndryshe nuk do të shkonte atje.

“Nëse do ta kishim ditur se janë bërë testime me siguri se nuk do të realizohej ai takim pune ose do të komunikonim online me Shtabin”, tha Oliver Spasovski, Kryeministër Teknik.

Edhe Ministri i Sëndetësisë Venko Filipçe pohon se nuk ka qenë në dijeni se pjesëtarët në Shtabin e Kumanovës janë testuar për COVID-19, gjithsesi shton se rreziku është i vogël që ai të jetë infektuar.

“Në anketën me epidemiologët u tha se rreziku për tu infektuar në Kumaovë është shumë i vogël për shkak të maskës që e kam mbajtur, unë dhe kolegët të morëm pjesë atje”, tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Gjatë gjithë ditës TV21 u përpoq të marrë përgjigje nga kryetari i Kumanovës Maksim Dimitrievski se pse nuk i kishe informuar zyrtarët qeveritarë se në Shtabin e Krizës në Kumanovë janë testuar nën dyshimet për koronavirus dhe nëse Dimitrievski do të mbajë përgjegjësie për këtë papërgjegjshmëri?

Pasi pranoi të përgjigjet dhe na la në pritje për disa orë, në fund kreu i Kumanovës na tha se ka shumë punë dhe se s’mund të përgjigjet, ndërsa si përgjigje na sugjeroi të marrim raportin që sot e nxori komuna e që në fakt nuk i përgjigjej asnjërës prej pyetjeve tona.

Përveç kryeministrit dhe ministrit të Shëndetësisë, në vizitën në Kumanovë ishin edhe zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe ministri i Arsimit Arbër Ademi. Që të katër tani janë në izolim shtëpiak.

Në anën tjetër, kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski në profilin e tij në Fejsbuk thotë se për shkak të numrit të madh të informacioneve që dolën në opinion për siç thotë, “se ai dhe anëtarët e Shtabit kinse kanë qenë të papërgjegjshëm ndaj shoqërisë”, deklaron se në asnjë mënyrë nuk ka lejuar të rrezikohet shëndeti i dikujt.

“Në asnjë moment nuk kam lejuar të rrezikoj shëndetin e dikujt tjetër. Rezultatet e testeve që po bëheshin për herë të dytë për të gjithë stafin e Shtabit të krizave, anëtarët shoqërues dhe njerëzit e angazhuar në zona me rrezik i pritëm pesë ditë. Takimi në Kumanovë me zyrtarë qeveritarë nuk u mbajt me ftesën time, por me kërkesë të Qeverisë. Informacionin se vazhdimisht zhvillohen kontrolle shëndetësore ndaj personave nga Shtabi i krizave në komunë ka qenë publike, kjo ka qenë e ditur për të gjithë anëtarët e Shtabit dhe institucionet e Ministrisë së Shëndetësisë në nivel lokal”, shkruan Dimitrievski.

Ndërkohë, drejtoresha e Spitalit të Kumanovës, Snezhana Zaharieva është në vetizolim, edhe pse rezultati i saj nga testimi i kryer paraprak për Covid-19 prej para dy ditësh ka qenë negativ.

Zaharieva ka thënë se si pjesë e Shtabit komunal të krizës nuk është testuar si edhe anëtarët e tjerë, pasi më 10 prill ka marrë rezultat negativ nga testimi i mëparshëm.

“Me faktin se jam pjesë e Shtabit komunal të krizës dhe kam marrë pjesë në seancë me përbërje të zgjeruar, dua të njoftoj publikisht disa punë që i takojnë gjendjes time shëndetësore dhe aktivitetit tim lidhur me situatën e krijuar. Unë nuk jam testuar në Covid-19 në të njëjtën ditë me anëtarët e tjerë të Shtabit, pasi dy ditë para testimit të tyre, më 10.04.2020 kam marrë rezultat negativ nga tesitmi im i mëparshëm”, ka njoftuar Zaharieva.

Pesë ditë më vonë, shkruan drejtoresha, të gjithë të punësuarit në spital të pranishëm në vendin e punës kanë dërguar strisho të gjakut në Institutin për imunologji dhe gjenetikë humane pranë Fakultetit të Mjekësisë në Shkup.