Shtëpia e Bardhë tashmë me një zot shtëpie çfarë na u prezentua dje nga Uashingtoni, duket se do të shërbejë si”shok-terapi”për secilin kryeministër të adhshëm që do ta formojnë qeverinë e Kosovës pas 9 shkurtit. Ata do ta kuptojnë shpejtë(shkurt e anglisht)se atë që kanë bërë këto 25 vjet me Kosovën, nuk ka funksionuar.
Nga Asllan BEKTESHI
Në lojën e bilardos, fjala “karamboll”i referohet një goditjeje në të cilën topi i bardhë, pasi godet topin e synuar, përplaset me një ose më shumë topa të tjerë. Në këtë lojë, qëllimi është që topi i bardhë të prekë dy topat e tjerë dhe të paktën tre anët e tryezës në një goditje të vetme. Figurativisht Bota me Amerikën e Tramp, mund të ngjajnë në një lojë bilardoje.
Goditjen e parë”karambollë” duke filluar nga dje e mori Evropa? Liberalizmi evropian dhe botëror,duket se është në grahmat e fundit, së paku ashtu siç e njohin deri tash.
Në festën e tij të inaugurimit, Presidenti Tramp, injoroi Evropën(përveç Italisë)duke e fituar Kinën,por duke lënë jashtë kontinentin nga i ka rrënjët vetë Amerika.
Evropa, në Amerikën e Tramp, po duket se do bahet një” Kinë”e kohës së Bajdenit, jo për nga ekonomia, apo fuqia ushtarake, e as përafërsisht nga natalitet, por për nga partneriteti. Pasiqë, duke qenë më shumë e majtë dhe liberale, në Amerikëndjathtiste-konservatore të epokës së sapofilluar të Tramp, ose do ndërrojë kurs idelologjik, siç iu kërkua hapur dhe troç Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, ose do të jenë nën sanksione diplomatike, ekonomike/ tregtare dhe më së shumti nën sakiosne ushtarake, ku më së keqi mund t’i ketë punët NATO, e cila ishte kushtezuar për të bërë reformë të thellë financiare edhe në mandatin e parë të Tramp. Duke filluar nga sot, BE ja e cila ka synuar me dekada një botë globaliste me politika(të tepruara) liberale dhe tragje të pa kushtëzuara, tani ndodhet në pozitën që deri dje e kishte Rusia. Bota po ndryshon me shpejtësinë e raketave “starlink” të Elon Musk.
Me Tramp në shtëpinë e Bardhë, nga një botë drejt globalizmit po rrëshqasim në një botë drejtë rajonalizimit. Shtetet e vogla si tonat duhet të pergatiten se çfarë kursi me interes kombëtar duhet të ndjekin në erën e këtij ndryshimi” cep më cep”,që do bëjë SHBA ja, me shumë të paparashikueshmin Donald Tramp. Shtëpia e Bardhë tashmë me një zot shtëpie çfarë na u prezentua dje nga Uashingtoni, duket se do të shërbejë si”shok-terapi”për secilin kryeministër të adhshëm që do ta formojnë qeverinë e Kosovës pas 9 shkurtit. Ata do ta kuptojnë shpejtë(shkurt e anglisht)se ajo që kanë bërë këto 25 me Kosovën, nuk ka funksionuar.
Manipulimi, shtirja dhe falsiteti politik-qeverisës i deritashëm: sikur po qeverisim, sikur po zhvillojmë ekonomi(duke prodhuar këmisha me të gjitha pullat vendore deri te rripi)sikur po dialogojmë me Serbinë, sikur po armatosemi, sikur po luftojmë korrupsionin, sikur po bëjmë rend e ligj, sikur e duam Kosovën, sikur e duam dhe e kemi aleate Amerikën, duket se nuk do funksionojnë më. Me “sikur”, në epokën e pragmatistit Tramp kryemintrat”sikur” janë pa të ardhme politike. Më në fund duket se vendet e vogla, do kenë udhëheqës me këmbët në tokë e jo xhuxhë të idhullëzuar që guxojnë të sfidojnë edhe SHBA-at. Tani do ta shohim sa trima i kemi pas udhëheqësit tanë. Mendoj se të vetmit kryemintra që do të mbijetojnë, do të jenë ata me prirje në psikologji dhe ekonomi, jo ata me prirje në diplomaci dhe aq ma pak ata të edukuar me kryeneqësi. Pa këto aftësi, secili që mendon të jetë kryeministër i ardhshëm, është më mirë t’shoh punët e veta e jo të Kosovës.