• Today is: Thursday, December 26, 2024

AVENTURA KUNDËR GJUHËS SHQIPE ËSHTË PROJEKT ALBANOFOB PËR DESTABILIZIM

fakti
December08/ 2024

Gjuha shqipe është mjet komunikimi i 35 për qind të popullatës së Maqedonisë së Veriut. Aventura për të inicuar rishikimin (lexo: cungimin) e të drejtës së përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, nuk është asgjë tjetër pos hapjes së një fronti të panevojshëm me shqiptarët, ku kostoja finale do të ishte destabilizimi, si ide dhe projekt albanofob

Nga Emin AZEMI

 

Inicimi në Gjykatën Kushtetuese që ka për synim rishikimi e Ligjit të gjuhëve, u bë me presion politik maqedonas.
Pa humbur kohë, që sot, duhet të artikulohet një presion tjetër politik (shqiptar), përmes një Deklarate politike, që si synim do të kishte parandalimin e rrënimit të kohezionit ndërertnik..
Nëse Marrëveshja e Ohrit parandaloi skenarët për zhbërjen e Maqedonisë, tani me rishikimin e Ligjit të gjuhëve, synohet rikthimi i Maqedonisë para kohës së Marrëveshjes së Ohrit, gjegjësisht para konflikit. I bie, që dikush e ka një projekt të caktuar, i sponzorizuar nga brenda dhe jashtë, por në frymë antieuroatlantike, që këtu të ketë destabilizim, sepse vetëm kështu mundet gjoja t’iu iket obligimeve që i ka marrë Maedonia për ndryshime kushtetuese para anëtarësimit në BE.

Pak para pranimit të Maqedonisë në OKB (8 prill 1993), u pat inskenuar ngjarja e përgjakshme e Bit Pazarit, (7 nëntorit1992), e cila u përdaor nga nomenklatura politke e Gligorovit për përshpejtimin e procesit të pranimit të shtetit në OKB.

A mundet të përdoret si alibi për ndonjë ide a projekt pasues, edhe ky presion politik për të ndërhy në Ligjin për përdorimi  e gjuhëve?!
Sepse , kjo rastësisht nuk po ndodhë!

Ligji i gjuhëve, edhe si i tillë me plot të meta, po i pengon elitës politike maqedonase. Politikanët shqiptarë nuk duhet të bijnë në grackën e kësaj loje politike, sepse nëse ky ligj qenka me defekte, atëhere pse para 11 dhjetorit nuk mblidhen 32 deputetët shqiptarë dhe të pakicave (ose deputetët e partive në pushtet) që të amandamentojnë këtë ligj, duke propozuar zgjidhje tjera përmes amandamenteve plotësuese që do të krijoheshin kushte për për një përdorim zyrtar më kualitativ dhe kuantitavit të  gjuhës shipe.
Lehtë është të kritikosh ligjet e këqija, por si duket është shumë ë vështirë të bindësh VMRO-në të sjellësh ndonjë ligj pak më i mirë se ai i keqi.

Maqedonisë së Veriut nuk iu kanë dashur pikërisht në këtë fazë hapja e temave të tilla që acarojnë klimën e besimit ndëretnik, ndërkohë që bota ndodhet para një rreziku shumë më të madh, si pasojë e konlfiketeve aktuale dhe atyre që mund të shpërthejnë në të ardhmen.

Gjuha shqipe është mjet komunikimi i 35 për qind të popullatës së Maqedonisë së Veriut. Aventura për të inicuar rishikimin (lexo: cungimin) e të drejtës së përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, nuk është asgjë tjetër pos hapjes së një fronti të panevojshëm me shqiptarët, ku kostoja finale do të ishte destabilizimi, si ide dhe projekt albanofob.
A do të lejtohet, që ky projekt destabilizues të triumfojë dhe të gjitha premtimeet parazgjedhore për zhvillim ekonomik e social të zëvendësohen me fitilaqa për dhezjen e konfliketeve të reja?!/ 08. 12. 2024