• Today is: Sunday, November 24, 2024

“Jetë e ashpër me Kurtin”, serbët në Kosovë i gëzohen fitores së Trump

fakti
November06/ 2024

Një baner gjigant me portretin e Donald Trump dhe Kamala Harris është vendosur mbrëmë para shpalljes së rezultateve në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, pranë banerit ku shfaqet mbështetja për Ukrainën.

Me iniciativë të Institutit “Octopus”, baneri erdhi si dëshmi e aleancës mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara dhe mbështetjen që Kosova ka marr nga të dy partitë.

Ndërsa në veri të vendit, Demokracia serbe vendosi tri pankarata të Donald Trump me flamurin amerikan dhe atë serb në sheshin “Car Llazari” në Mitrovicë të veriut.

Ata thanë se administrata amerikane duhet të ndryshojë qasjen ndaj Qeverisë së Albin Kurtit dhe të mos jetë e butë me të.

Ndërsa Lista Serbe përmes një komunikate theksoi se populli serb ka qenë gjithmonë me presidentin Trump dhe për këtë arsye janë të inkurajuar nga kjo fitore historike.

Ata thanë se presin nga administrata Trump të insistojë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. (A2 Televizion)