Një prej shkollave më elitare dhe më profesionale në Maqedoninë e Veriut është Shkolla e Mesme Teknike në Gostivar, ku sivjet është paraparë regjistrimi nga datat 20, 21, 24 dhe 25 qershor. Drejtori i Shkollës së Mesme Teknike në Gostivar, Besir Saliu, është model i një menaxheri dhe pedagogu të përkushtuar, i cili orarin e tij të punës e fillon në orët e para të mëngjesit dhe e përfundon në orët e pasditës, ngandonjëherë edhe të mbrëmjes. Prandaj, do të ishte me leverdi të shumanshme që arsimtarët dhe nxënësit e shkollave të mesme në Maqedoninë e Veriut ta vizitojnë Shkollë e Mesme Teknike të Gostivarit, sepse aty do të gjejnë modele të krahasueshme me shkollat më elitare perendimore.
E themeluar në vitin shkollor 1960/61 me dy drejtimet e elektroteknikës dhe makinerisë me emrin ”Shkolla Industriale për punë praktike”, kjo shkollë aktualisht ka këto drejtime/sektor: Elektroteknikë, Ndërtimtari dhe Gjeodezi, Shërbime personale, MAKINERI, TEKSTIL, LËKURË DHE PRODHIME TË NGJASHME ( ku janë të përfshira këto profile arsimore /kualifikime: Elektroteknik për elektronikë dhe telekomunikacion, Elektroteknik – teknik i energjetikës, Elektroteknik për teknikë kompjuterike dhe automatikë, Теknik për mekatronikë industrial, Еlektrik – еlektromontues i rrjetave elektroenergjetike, Teknik i arkitekturës / Teknik i ndërtimtarisë, Тeknik i përkujdesjes kozmetike dhe bukurisë, Teknik i makinerisë Automekanik/ Saldues, Teknik për përpunimin e veshjes.
Nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle janë rikthyer me kushte të reja pune, në mjedise të reja të projektuara sipas standardeve më të mira, me një investim prej 2.500.000 denarë: Renovimi, sipas drejtorit Besir Saliu, ka përfshi, të gjitha kabinetet ku realizohet mësimi praktik për të gjitha profilet, arkivin e shkollës, zyrën e arsimtarëve te objekti i vjetër ku realizohet mësimi praktik, zyra e ndihmës drejtorëve dhe shërbimit pedagogjik po te i njejti objekt, rinovimi i tërësishëm i palestrës sportive.
Në këtë shkollë profesionale të gjitha profilet arsimore janë me MODELI DUAL të ARSIMIT . Pjesa teorike e mësimit zhvillohet në klasa dhe kabinete. Sipas profileve arsimore kemi kabinete për Informatikë,Vizatimteknik me AutoCad,kabine të energjetikës,kabinet të teknikës kompjuterike dhe automatic,kabinet të makinesirsë,Kabinet të saldimit,Kabinet të arkitekturës ,Kabinet i përkujdesje së kozmetikës dhe bukuris,Kabineti elektromontues i rrjetave elektroenergjeike-EVN,kompana reale megametal 2018 etj. Kurse pjesa praktike realizohet në kompani të njohura të Gostivarit me rrethinë. Gjuhët mësimore në të cilat zhvillohet mësimi: shqip, maqedonisht dhe turqisht. Gjithsejt shkolla disponon me një ambient të ngrohtë për mësim, me finesa moderne dhe me shije estetike. Kjo gjithsesi i atribuohet punës së palodhur të drejtorit, Besir Saliu dhe ekipit të tij udhëheqës si dhe mësimëdhënsve me përvoj dhe të tjerëve (kompanive me të cilët kemi të lidhur memorandum bashkëpunimi ), të cilët kanë bërë revolucion të vërtetë në këtë shkollë, duke e paisur atë me laboratore moderne, me salla mësimi tepër kreative dhe me një infrastrukturë të brendshme funksionale.
Nxënësit me rezultate solide mund të përfitojnë edhe bursa mujore (3500 den/muaj) nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Për përvetësim më të lehtë të programit mësimor, në kuadër të materialeve të mundëshme që janë në disponim, gjithnjë bëhen përpjekje për pasurim të mjeteve mësimore – të vjetrat zëvendësohen me të reja më bashkëkohore.
Shkolla e Mesme Teknike është një nga katër shkollat në Maqedoninë e Veriut që fitoi grant nga Fondi Rajonal për Sfida në bashkëpunim me Bankën Gjermane për Zhvillim dhe Ministrinë Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim falë bashkëpunimit me tre kompanit me renome Frigoteknika 2000 -Bogovinë, Lear Corporation-Tetovë, dhe MN Engineering Laboratory dhe Progrup -Manastir Granti për shkollën e Gostivarit është 561.000 euro së bashku me 10% pjesmarje nga ana e buxhetit komunal, ndërsa investimet dhe aktivitetet e planifikuara do të realizohen me kompani private në drejtim të arsimit dual.
Me këtë grant, shkolla do të pajiset me mjete moderne teknologjike në kabinete, sipas drejtimeve dhe profileve arsimore gjithësejt janë të parapar 17 kabinete . Ky është një standard që këtë shkollë e bën lider, jo vetëm në Maqedoninë Veriut, por edhe në rajon.
AFATET E KONKURSIT
Konkurrimi dhe regjistrimi i nxënësve do të realizohet në afatin e qershorit me dy paraqitje. Konkurrimi i nxënësve do të bëhet përmes aplikimit elektronik, përmes linkut në portalin për shërbime elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës https://e- uslugi.mon.gov.mk me paraqitje speciale për nxënësit e shkollave të mesme përmes llogarive të tyre të përdoruesve të Schools.mk.
Paraqitja e parë elektronike e nxënësve do të bëhet më 20-25 qershor të vitit 2024 deri në ora 15:00. -Dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkolla bëhet më 20,21,24 qershor nga ora 07:00 deri në orën 17:00 dhe më 25 qershor të vitit 2024 nga ora 07:00 deri në orën 15:00.
Paraqitja e dytë elektronike e nxënësve do të bëhet më 1 korrik – 2 korrik të vitit 2024 deri në orën 15:00. Dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkolla bëhet më datë 1 korrik nga ora 07:00- 17:00 dhe më 2 korrik nga ora 07:00-15:00.
DOKUMENTET E NEVOJSHME PER REGIISTRIM
Pas shpalljes së rang listës, nxënësit e përzgjedhur dorëzojnë dokumentet në vazhdim:
- fletëparaqitje për regjistrim (fletëparaqitjen për regjistrim e përgatitë Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe e publikon në ueb faqen zyrtare);
- dëftesat origjinale nga klasa VI deri në klasën IX;
- diploma (nëse ka) nga vendet e fituara (I, II dhe III) nga garat ndërkombëtare dhe shtetërore
- certifikata nga libri amë i të lindurve (pavarësisht nga data e lëshimit).
Shkolla e Mesme Teknike e Gostivarit është një derë e hapur për të gjithë nxënësit që prioritet e kanë ngritjen profesionale dhe gjetjen e punës sa më aktraktive. Kjo shkollë , e dizajnuar sipas standadeve evropiane, mund jetë ndër shkollat e rralla në vend e cila mund t’i konkurroj shkollave simotra në Zvicër, Gjermani, Francë, Japoni, Danimarkë, Suedi e gjetiu. Prandaj regjistrimi në këtë shkollë është një shansë më shumë për të sjellë Perëndimin në vendin tonë, por pse jo edhe për të vazhduar rrugët e formimit profesional në ndonjë vend evropian.
Drejtori i Shkollës së Mesme Teknike në Gostivar, Besir Saliu së bashku me ekipin e tij dhe mësimëdhënësit , janë model se si duhet të udhëhiqet dhe funksionon një institutcion arsimor. Prandaj, do të ishte me leverdi të shumanshme që arsimtarët dhe nxënësit e shkollave të mesme në Maqedoninë e Veriut ta vizitojnë Shkollë e Mesme Teknike të Gostivarit, sepse aty do të gjejnë modele të krahasueshme me shkollat më elitare perendimore. /E.AZEMI
DOKUMENTET E NEVOJSHME PER REGIISTRIM
Pas shpalljes së rang listës, nxënësit e përzgjedhur dorëzojnë dokumentet në vazhdim:
- fletëparaqitje për regjistrim (fletëparaqitjen për regjistrim e përgatitë Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe e publikon në ueb faqen zyrtare);
- dëftesat origjinale nga klasa VI deri në klasën IX;
- diploma (nëse ka) nga vendet e fituara (I, II dhe III) nga garat ndërkombëtare dhe shtetërore
- certifikata nga libri amë i të lindurve (pavarësisht nga data e lëshimit).
Shkolla e Mesme Teknike e Gostivarit është një derë e hapur për të gjithë nxënësit që prioritet e kanë ngritjen profesionale dhe gjetjen e punës sa më aktraktive. Kjo shkollë , e dizajnuar sipas standadeve evropiane, mund jetë ndër shkollat e rralla në vend e cila mund t’i konkurroj shkollave simotra në Zvicër, Gjermani, Francë, Japoni, Danimarkë, Suedi e gjetiu. Prandaj regjistrimi në këtë shkollë është një shansë më shumë për të sjellë Perëndimin në vendin tonë, por pse jo edhe për të vazhduar rrugët e formimit profesional në ndonjë vend evropian.
Drejtori i Shkollës së Mesme Teknike në Gostivar, Besir Saliu, është model i një menaxheri dhe pedagogu të përkushtuar, i cili orarin e tij të punës e fillon në orët e para të mëngjesit dhe e përfundon në orët e pasditës, ngandonjëherë edhe të mbrëmjes. Prandaj, do të ishte me leverdi të shumanshme që arsimtarët dhe nxënësit e shkollave të mesme në Maqedoninë e Veriut ta vizitojnë Shkollë e Mesme Teknike të Gostivarit, sepse aty do të gjejnë modele të krahasueshme me shkollat më elitare perendimore. /E.AZEMI