• Today is: Thursday, October 10, 2024

SHQIPËRIA KA NË DORË STABILITETIN E GREQISË

fakti
May16/ 2024

Veprimi i 12 majit 2024, sido i kryer nën ethet e zgjedhjeve të vitit 2025, nga pikëpamja e interesit kombetar është i drejtë dhe duhet të kryhet edhe nga e djathta shqiptare. Me Greqinë duhet të ndërtojmë politika të bazuara në partneritet, pasi nuk është Greqia ajo që ka në dorë ecurinë e Shqipërisë, por është Shqipëria ajo që ka në dorë stabilitetin e Greqisë

Dr. Mujë Buçpapaj, Tirana, Albania: Methodological Dogmatism in Literary  Criticism of Socialist Realism, Types of Criticism and Censorship in the  Communist Regime in Albania - Gazeta Nacional Albania
Nga Dr. Mujo BUÇPAPAJ

Takmi i kryeministrit Rama me disa mijëra shqiptarë në Greqi, tregoi se Shqipëria ka në dorë stabilitetin e Greqisë. Rreth 1 milion shqiptarë emigrantë ekonomikë në Greqi janë tashmë një fuqi e mjaftueshme që po të dojë Shqipëria ta përdorë mund të krijojë realitete të tjera në Greqi. Më së paku t’i imponojë këtij vendi të drejta europiane për emigrantët shqiptarë, për të cilat Greqia është zotuar si vend anëtar i BE-së, por që në të vertëtë, sido që nuk mund të krahasohen me ato të 30 viteve më parë, janë në nivele të mjera.

Janë dashur plot 34 vjet që autoritet e Tiranës të dalin nga kompleksi grek dhe ndjenja e inferioritetit ndaj Athinës jo vetëm për të kërkuar partneritet në mardheniet mes shteteve, por edhe për t’i treguar Greqisë se ka në dorë stabilitetin e saj. Vetoja greke për avancimin e statusit të Shqipërisë në BE, për anëtarësimin në NATO dhe për shumë vjet provokimet me operacionet e turpshme “Fshesa”, për largimin e emigrantëve shqiptarë në vitet e para të hapjes së Shqipërisë, kanë mjaftuar që Tirana të bjerë preh e këtyre presioneve dhe të arrijë shpesherë marrëvëshje poshtruese.

Në të vertetë të gjitha mbështetjet greke ndaj Shqipërisë kanë qënë të kushtëzuara me leshime ndaj ndihmës së saj të dhënë me shumë zhurmë dhe poterë, ndërkohë që ndihma e dhënë nga fqinji tjetër Italian ka qënë e sinqertë dhe pa konçensione, ashtu si edhe ndihma e SHBA vetëm që ka qënë e kushtëzuar vetëm me ecjen dhe forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Edi Rama natyrisht që është trimëruar ndaj grekërve, jo vetëm pse Greqia nuk është më e ajo e viteve 1990 apo e vitit 1997, por edhe për shkak të disa arritjeve historike të pararendësit të tij Sali Berisha i cili ja pati dalë që përmes reformash të anëtarësojë Shqipërinë në NATO dhe të liberalizojë vizat me të gjitha vendet e zonës Shengen përfshirë edhe Greqinë, duke i hequr finqjit tonë jugor armët e presionit ndaj Shqipërisë. Tashmë Shqipëria është një vend i barabartë me Greqinë dhe duhet të ndertojë politika sovrane, të një partneriteti të drejtë, të ndershëm dhe të qendrueshëm, përfshirë edhe minoritetin shqiptar në Greqi që nuk u përmend në këtë takim. Shqiptarët nuk janë mosmirënjohës ndaj ndihmës që populli grek i dha popullit shqiptar në vitet e para të hapjes së vendit, pas rënjes së diktatures komuniste, por Tirana zyrtare duhet të kërkojë trajtimin e shqiptarëve në Greqi me shkollat, gjuhën, mediat dhe atributet e tjera që rrjedhin nga e drejta ndërkombëtare.

Turi me diasporën! Rama në Athinë: Greqia hoqi ligjin e luftës me Italinë  me ne e mban! Absurditet, t'i zgjidhim çështjet si europianë jo si  ballkanas - Shqiptarja.com

Gjatë këtyre 34 vjetëve demokraci, me dhjetra zyrtarë të lartë grekë, përfshirë presidentë, kryeminstra, ministra etj, kanë realizuar takime në Shqipëri edhe aty ku ka patur vetëm tre-katër minoritarë grekë, ndërsa qeveritarët e Shqipërisë të kompleksuar, nuk kanë preferuar kurrë të takojnë rreth 1 milion shqiptarë emigrantë në Greqi, apo minoritetin e vjetër shqiptar në Greqi. Kryeministri Rama duhet të kishte kërkuar zyrtarisht njohjen e moniritetit 3-4 milionësh shqiptarë në Greqi. Këtu nuk e kam fjalën për 1 milionë emigrantë shqiptarë në Greqi që shkuan në atë vend për nevoja ekonomike pas vitit 1990, por për rreth 3-4 milionë qytetarë grekë me gjak shqiptar, siç janë shqiptarët arvanitas, shqiptarët ortodoks çamë dhe shqiptarë të tjerë çamë të konvertuar në ortodoks grekë por që ndjehen plotësisht shqiptarë dhe flasin gjuhën shqipe.

Greqia e provokoi Shqipërinë me Belerin duke e futur në listën e kandidatëve për eurodeputet, ndërsa tani duhet të presë edhe reagimet e forta të Shqipërisë. Shumë prej shqiptarëve arvanitas ishin në takimin e 12 majit në Athinë me kryeministrin e Shqipërisë. Ndërsa grekët pretendojnë në mënyrë qesharake të gjejnë minoritarë grekë edhe në Himarë, ku një pjesë e vogël popullsisë është dygjuhëshe(shqipe dhe greke), Por po të ndjekim këtë kriter, pra dygjuhësinë, rreth 4 milionë qytetarë grekë dalin shqiptarë dhe janë me të vertet shqiptarë, përfshirë edhe Athinën dhe qindra fshtra dhe qytete në mbarë Greqinë.

Gjuha shqipe aktualisht është gjuhë mbizotëruese në Greqi dhe këtë e konstojnë të gjitha ata që jetojnë në atë vend, por edhe vizitorë të rastësishëm. Unë nuk ndaj të njëjtat pikëpamje me zotin Rama për shumë gjëra, për shumë politika, përfshirë edhe ato ndaj Serbisë, nuk jam votues i tij pasi i përkas të së djathtës politike, por veprimi i 12 majit 2024, sido i kryer nën ethet e zgjedhjeve të vitit 2025, nga pikëpamja e interesit kombetar është i drejtë dhe duhet të kryhet edhe nga e djathta shqiptare. Me Greqinë duhet të ndërtojmë politika të bazuara në partneritet, pasi nuk është Greqia ajo që ka në dorë ecurinë e Shqipërisë, por është Shqipëria ajo që ka në dorë stabilitetin e Greqisë. Vendi fqinj duhet të njohë minoritetin 3-4 milionësh shqiptar në Greqi, të përbërë nga qytetarë grekë me gjak shqiptar, me të gjitha të drejtat që burojnë nga e drejta nderkombëtare për minoritetet.Ky problem nuk mund të mbyllet këtu, përkundrazi do të jetë problemi më i rëndësishëm europian në dhjetë vitet e ardhshme.