• Today is: Thursday, October 10, 2024

Dhuratë për ditëlindjen e 70-të të dirigjentit Arifikmet Xhemaili, një gala mbrëmje spektakolare artstike

fakti
November13/ 2023

Tetova, qyteti i dy qendrave universitare, ka një jetë relativisht të pasur kulturore por herë pas here ndodhin edhe ngjarje e spektakle që vështirë se përsëriten. E tillë ishte data 8 nëntor. Ndonëse një ditë me shi paraditja dhe pasditja mbushi dy sallat që gjenden në Pallatin e Kulturës. Paradite u promovua monografia e Besiana Mehmedit e cila përvec se autore e librit, pati barrën e përgjegjësinë e organizimit të gjithë evenimentit të mbrëmjes Gala kushtuar dirigjentit Xhemaili.

Në fillim të programit u shfaq një reportazh që bukur barte jetën dhe veprimtarinë e profesorit të nderuar duke shërbyer kështu si një uverturë e nisjes së koncertit të cilin e moderoi me një mjeshtri të jashtëzakonshme artistja Besiana Mehmedi. Duke patur një prezantim të natyrshëm, me shumë fakte mbi veprat e kompozitorët që interpretoheshin dhe ekzekutoheshin ajo mbante spektatorin të mbrëthyer në sallë ndërkaq për solistët ishte një nderë i vecantë energjia pozitive që diti ti falë secilit.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Koncerti filloi me veprën „Lan vasha“ nga Lorenc Antoni të cilën e dirigjoi i biri i porfesorit, dirigjenti Agon Xhemaili duke reflektiar kështiu punën e tre gjeneratave në RMV, Lorencit si kompozitor e mbledhës folklori, prof Arifikmetit si mësimdhënës dhe Agonit si dirigjent i ri. Kori Akapella, i udhehequr nga prof Xhemaili shkelqeu dhe në pikat tjera si „Shkon djali termalet“ nga Cesk Zadeja, „Broj“ nga Vasil Tole, „Camerise“ nga Rauf Dhomi dhe sidomos „Erdhi prilli“ ku u bashkangjit profesori Selami Kolonja i cili më bukur se kushdo e interpreton muzikën e jugut. Kolonja do të interrpetojë ëmbël edhe kompozimin „Kopshti i dashurisë“ e cila u shoqërua në piano nga Taulant Kolonja. Programi vazhdoi me paraqitjen e dy pianisteve të gjeneratave të ndryshme, Ensa Shala e cila shkëlqeu me veprën e Valton Beqirit “Tocata” që kohë më parë mori cmimin “Arifikmet Xhemaili” në garat “Ártisti i ri” që organizohet nga shoqata Konsonanca me kryetar pianistin e njohur Shkëlzen Bahtiari i cili barte peshën edhe të kordinimit të këtij koncerti.

Më pas shkëlqyeshëm u paraqit profesoresha e pianos Rudina Ciko e cila solli veprën “Fishekzjarret”nga kompozitori Debysi, një vepër franceze, dhuratë për ditëlindjen e 70-të, të profesorit. Paraqitja e orkestrës në skenë dhe Koncerti nr 3, ekzekutuar nga Shkëlzen Baftiari, dirigjuar nga Agon Cupi dhe ekzekutuar nga orkestra e të rinjëve solli atmosferë të mrekullueshmë në sallën e mbushur me spektatorë të cilët duartrokisnin me aq dashuri e krenari.

Pikat kulminante të koncertit ishin ato të udhëhequra nga maetsro Zhani Ciko i cili në cilësinë e dirigjentit solli magji muzikore me solisten e njohur Besiana Mehmedi e cila shkëlqeu në veprën “Habanera”, Elikona Hysaj e cila në mënyrë specifike solli “Seguidila”nga e njejta operë “Carmen”e Bizesë, vazhdoi vokali i rrallë, tenori Ismet Vejseli i cili interpretoi “ Dashnor tu bana” nga Shime Deshpali si dhe studenti Alp Maqedonci (fitues i cmimit Arifikmet Xhemaili në garat Artisti i ri”) i cili solli atmosferë napoletane me “Mama”.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Në formë spektakolare u mbyll koncerti me Valsin e bukur të kompozitorit Avni Mula interpretuar nga të gjithë solistët dhe kori, dirigjuar nga protagonisti i mbrëmjes Arifikmet Xhemaili duke shprehur urata të sinqerta për lumturi, jetë e suksese në vazhdimësi për profesorin Xhemaili në70 vjetorin e lindjes, 45 vjetorin e karrierës prej të cilave 27 ia deikoi Universitetit të Tetovës. Kjo mbrëmjë do të mbahet mend për një kohë të gjatë për energjinë, unitetin dhe momentet spektakolare që i kishin munguar publikut dhe Tetovës.