• Today is: Sunday, April 28, 2024

DOLI NGA SHTYPI MONOGRAFIA “ARIFIKMET XHEMAILI- NISMËTAR I DIRIGJIMIT KORAL NË RMV”

fakti
November05/ 2023

Ka dalur nga shtypi monografia “Arifikmet Xhemaili- nismëtar i dirigjimit koral në RMV” e autores Besiana Mehmedi. Kjo momografi është fryt i një pune disavjeçare të autores, kushtuar një emri të nderuar të artit të muzikës, me theks të posaçm të dirigjimit, siç është  Arifikmet Xhemaili në një harku kohor prej 27 vjetëve.

Për të gjithë ata që do të jenë të interesuar të dijnë më tepër rreth kësaj monografie, ajo do të promovohet, të mërkurën, me datë 8 nëntor, në orën 13:00 në sallën e Fakultetit të Arteve në Tetovë.
Autorja Besiana Mehmedi, është faleminderuese ndaj të gjithë atyre që e ndihmuan në procesin e përgatitjes së kësaj monografie, sidomos redaktorin, maestro, Zhani Cikon, recensentin, kompozitorin Sami Piraj, artisitin figurative, Valmir Aziri, dizajnues i ballinës, si dhe redaktoren gjuhësore Sabrie Graincën.
Monografia “Arifikmet Xhemaili- nismëtar i dirigjimit koral në RMV”, përpos që do të jetë një vepër që do të shtojë fondin e  çdo biblioteke e librarie, ajo do të jetë edhe një burim i frytshëm në korpusin e literaturës universitare.
Mund të jetë një ilustrim i 1 person dhe teksti