• Today is: Sunday, November 24, 2024

EVOKOHET 6 VJETORI I SHKUARJES NË AMSHIM I GAZETARIT, INTELEKTUALIT DHE PUBLICISTIT QANI MEHMEDI

fakti
July18/ 2023

Çdo traditë i ka shenjat e saja identifikuese, kurse çdo shenjë ka një emër. Qani Mehmedi me gjithë bagazhin e tij profesional, kombëtar e intelektual, na la trashëgim stilin, guximin dhe vizionaritetin në shkrimet e tij gazetareske publicistike. Ai me guximin e mjaftueshëm profesional iu rrek edhe trajtimit shkencor të problematikave politike e kombëtare dhe për rrjedhojë dëshmojnë edhe veprat e tij që na i la si një thesar i çmuar

 

Kërçovë, 18 korrik, 2023 – Sot në vendlindjen e tij, në Dragomosht të Vogël të Kërçovës, u përkujtua 6 vjetori i shkuarjes në amshim i gazetarit, intelektualit e publicistit Qani Mehmedit. Me pjesëmarrjen e tyre, këtë ceremoni përkujtimore e kanë nderuar, përpos rrethit të ngusht familjar e  shoqëror, edhe lideri i BDI, Ali Ahmeti si dhe kryetari i Kërçvës, Fatmit Dehari.

Me këtë rast edhe njëherë u evokua jeta dhe vepra e Qani Mehmedit, i cili vazhdon të jetë një udhërrëfyes në fushën e gazetarisë dhe publicistikës shqiptare.

Qani Mehmedi lindi me 12 mars 1953 në Dragomisht të Vogël të Kërçoves. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin në Tetovë kurse studimet për gazetari dhe diplomaci në Universitetin e Prishtinës ndërsa magjistroi në shkencat politike në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës.

Punoi gazetar dhe redaktor në gazetat ”Bota e re “ dhe “Zëri i Rinisë”, redaktor në Radio Televizionin e Prishtinës, në Radio Zagreb dhe në Radio Televizionin Shqiptar. Ishte redaktor i revistës “Dituria”.

Pas luftës punoi redaktor në Radio Televizionin e Kosovës, kryeredaktor në të përditshmen “Lajm” dhe së fundmi ishte redaktor në Radio Kosovë.
Çdo traditë i ka shenjat e saja identifikuese, kurse çdo shenjë ka një emër. Qani Mehmedi me gjithë bagazhin e tij profesional, kombëtar e intelektual, na la trashëgim stilin, guximin dhe vizionaritetin në shkrimet e tij gazetareske publicistike. Ai me guximin e mjaftueshëm
profesional iu rrek edhe trajtimit shkencor të problematikave politike e kombëtare dhe për rrjedhojë dëshmojnë edhe veprat e tij që na i la si një thesar i çmuar.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe martesë

Mund të jetë një imazh i 2 persona

Mund të jetë një imazh i 2 persona
Mund të jetë një imazh i 1 person, foshnjë dhe lule

Mund të jetë një imazh i 6 persona

Mund të jetë një imazh i 6 persona

 

Mund të jetë një imazh i 1 person