• Today is: Thursday, November 14, 2024

“ENCIKLOPEDIA SHQIPTARE”, ENCIKLOPEDI E GJITHË SHQIPTARËVE

fakti
July13/ 2023

Redaksia qendrore e Encikopedisë shqiptare, me përfaqësues nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut, miraton aktet e fundme rregulluese për funksionimin e redaksive të të gjitha niveleve

Enciklopedia shqiptare”, vepër madhore në albanologji, projekt ndërakademik e ndërqeveritar, prej ditës së sotme, me miratimin e udhëzuesit praktik, të përbërjes së redaksive dhe të drejtuesve të tyre, si dhe të disa akteve të tjera me karakter njësues, kalon nga faza përgatitore në atë të realizimit shkencor, thuhet në kumtesën e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

“Enciklopedia shqiptare” do të jetë amza e gjithë trashëgimisë shpirtërore të popullit shqiptar në kulturën materiale e shpirtërore, në histori e në çdo fushë tjetër, kudo që është krijuar e kurdo që është krijuar: në Shqipërinë shtetërore, në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi, në Luginën e Preshevës, në Greqi (trashëgimia çame dhe suljote), në ngulimet historike mesjetare (arbëreshë e arvanitë), në ngulime të mëvonshme në Kroaci (arbneshët e Zarës), në Bullgari (Mandrica), në Ukrainë (fshatrat rreth detit Azov), në Turqi, Egjipt e Siri; në diasporën e re të shek. XIX-XX në Perëndim.

Karakteri gjithëpërfshirës i “Enciklopedisë shqiptare” është parimi themelor i hartimit të saj.

Përveç përfaqësimit të drejtpërdrejtë në redaksinë qendrore, për shqiptarët që jetojnë në trojet e të parëve të tyre në Maqedoninë e Veriut, një redaksi e veçantë me karakter koordinues e ndërveprues është ngritur tashmë posaçërisht për këtë trashëgimi, paralelisht me përcaktimin e përgjegjësive konkrete të dy redaksive vendore në Tiranë e në Prishtinë, vë në dukje Akademia e Shkencave e Shqipërisë.

www.akad.gov.al

 

May be an image of 4 people and text

May be an image of 8 people and chess

May be an image of 4 people