• Today is: Sunday, November 24, 2024

DONIKA GËRVALLA NUK GODITI AMERIKËN, ANGLINË, GJERMANINË, FRANCËN, ITALINË, BELGJIKËN, POR MEKANIZMIN E VETOS SË BE-së KUNDREJT KOSOVËS

fakti
July10/ 2023
Dialogu Kosovë – Serbi ështe kulmi i shterpesisë së BE-se në raport me Kosoven. Një dekadë pas fillimit të tij, BE-ja ende është në pozicionin neutral në raport me shtetesinë e Kosoves, për shkak te 5 vendeve anëtare që refuzojnë njohjen. Brukseli ishte dhe mbeti i paralizuar në raport me Kosovën për shkak te vetos se tyre.
Gervalla ne Dubrovnik nuk goditi Gjermanine, Francen, Italine, Belgjiken…., por mekanizmin e vetos se BE-se qe e ka bllokuar ne politikat e jashtme dhe te sigurise.
Nga Melazim KOCI
Sulmet brutale ndaj MPJ te Republikes se Kosoves, Donika Gervalla per deklarimin e saj ne Dubrovnik serish shperfaqen mungesen e njohurive me elementare te zhvillimeve ne arenen nderkombetare.
Fillimisht Gervalla u sulmua se duke synuar te portretizonte Bashkimin Evropian si force shterpe ne politikat e jashtme dhe te sigurise qenka sherby me frazen “Tiger prej letre” te ish liderit komunist kinez Mao Ce Dun. Ish lideri kinez vertete ka perdorur kete fraze, por kete e kane bere dhe e bejne edhe shume lidere dhe eksperte te Perendimit per te ilustruar shterpesine e BE-se dhe te Kombeve te Bashkuara. Ne vitin 2016, duke folur per Korene Veriore pikerisht frazen “Tiger prej letre” e kishte apostrofuar edhe Joe Biden, ish senatori dhe tash presidenti i SHBA-ve.
Synimi per te demonizuar Donika Gervallen permes nje fraze spekuluese, diskualifikon kompetencen profesionale te atyre qe ne mungese te argumenteve, bejne prokurorin dhe gjykatesin.
Ne Dubrovnik Donika Gervalla ne fakt nuk tha asgje te re – perseriti ate qe per Bashkimin Evropian si force shterpe ne politiken e jashtme dhe te sigurise e thone qindra politikane, analiste dhe eksperte nga Berlini, Londra dhe deri ne Washington. Ne rastin e Kosoves kjo politike shterpe e BE-se shperfaqet ne formen me transparente tash e tre dekada.
Ne vitet 1990/92, Bashkimi Evropian ne takimet e Hages dhe Londres kushtuar krizes ne ish Jugosllavi legjitimoi agresionin e Millosheviqit ne Kosove dhe Vojvodine. Kete e beri duke ftuar ne ato tubime perfaqesuesit e 6 njesive konstituive te ish – Jugosllavise, por jo edhe perfaqesuesit e Kosoves dhe Vojvodines.
Ishte “vija e kuqe’ e SHBA-ve ne vitin 1992 qe shpetoi Kosoven nga pastrimi etnik dhe zhberja. Intervenimi i NATO-s ne vitin 1999, u be me angazhimin e SHBA-ve dhe Britanise se Madhe dhe gjithesesi edhe me solidaritetin e shume vendeve evropiane, por e percjellur edhe me rezistencen e disa te tjerave.
Dialogu Kosovë – Serbi ështe kulmi i shterpesisë së BE-se në raport me Kosoven. Një dekadë pas fillimit të tij, BE-ja ende është në pozicionin neutral në raport me shtetesinë e Kosoves, për shkak te 5 vendeve anëtare që refuzojnë njohjen. Brukseli ishte dhe mbeti i paralizuar në raport me Kosovën për shkak te vetos se tyre.
Gervalla ne Dubrovnik nuk goditi Gjermanine, Francen, Italine, Belgjiken…., por mekanizmin e vetos se BE-se qe e ka bllokuar ne politikat e jashtme dhe te sigurise. Ajo nuk goditi SHBA-te dhe Britanine e Madhe, por perkundrazi i lartesoi ato per rolin e tyre vendimtar ne politikat e sigurise. Rrjedhimisht eshte infantilitet ta sulmosh Gervallen per orientim gjoja antiperendimor.
Deklarimi i Donika Gervalles eshte i ngjashem ose identik me ate te raportit te Institutit “Woodro Wilson” ne Washington DC, nga viti 2012, me titullin:”Konsolidimi i sovranitetit te Kosoves – pse ka rendesi dhe cfare duhet bere tani”? Nga ky studim sjellim vetem nje nga propozimet:
“Pergatitja e fushes për anetaresimin e Kosoves ne NATO deri ne vitin 2027. Nese do te kete kundershtime (veto e vendeve te BE-se), per anetaresimin e Kosoves ne NATO, atehere SHBA, Britania e Madhe dhe disa vende tjera evropiane qe kane njohur pavaresine e Kosoves duhet te nenshkruajne marreveshje per ceshtje te sigurise dhe mbrojtjes me Kosoven. Keto marreveshje do te ishin te ngjashme me ate qe SHBA-te kane me Korene Jugore”.
Donika Gervalla ne Dubrovnik nuk tha as me pak dhe as me shume se Instituti “Woodro Wilson” qe nuk e ka seline ne Pekin, por ne Washington.
Kaq e thjeshte eshte!