Ambasada amerikane në Shkup të enjten në mbrëmje e shënoi 247-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në shënimin e përvjetorit foli ambasadorja amerikane në vend, Anxhela Ageler e cila bëri një retrospektivël historike duke përmendur themeluesit e SHBA-së, por foli dhe për demokracinë, për parimet, dhe për partneritetin me Maqedoninë e Veriut.
“Aspirata vazhdon edhe sot e kësaj dite, kur përballemi me sfida të vjetra dhe të reja. E njëjta gjë është edhe me aleancën tonë, miqësinë dhe aleancën tonë mes SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut. Ne kurrë nuk do të arrijmë aleancën e pakapshme, ‘perfekte’. Por parimet që ndajmë, sfidat me të cilat përballemi – jo vetëm, por së bashku – do ta çojnë përpara aleancën tonë, në aspiratën drejtë përparimit, prosperitetit dhe sigurisë”, tha Ageler.
SHBA-ja, shtoi ajo, është më e mirë, më e fuqishme dhe më mirënjohëse, sepse ka aleatë.
“Kemi miq. Sepse kemi miq – miq si ju, si shteti Maqedonia e Veriut”, porositi ambasadorja amerikane Ageler.
Në këtë ngjarje morën pjesë edhe presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski dhe anëtarë të tjerë të kreut shtetëror, politikanë nga partitë në pushtet dhe ato të opozitës, përfaqësues të korit diplomatik dhe të jetës publike dhe politike.
https://www.facebook.com/watch/live/?ref=watch_permalink&v=1493192074818137&t=8