• Today is: Sunday, November 24, 2024

COVID-19, A DO TA NDRYSHOJË SUEDIA STRATEGJINË SHËNDETËSORE?

EA
April17/ 2020

Gazeta suedeze Dagens Niher para disa ditësh publikoi letërn e 22 shkencëtarëve suedezë  të cilët e krijitikonin Institutin e shëndetit publik dhe strategjinë e tij të luftës kundër virusit korona. Ata konstatonin se politikanët, për shkak të sjelljeve dhe qëndrimeve të tyre, tani duhet të intervenojnë “masa më të shpejta dhe radikale” .

 

Sipas të dhënave të fundit të Qendrës evropiane për kontrollë dhe preventivë të sëmundjeve, rreth 12.000  njerëz janë infektuar nga Covid-19 në Suedi dhe deri tani janë shënuar mbi 1200 viktima, që është dysfish më shumë se në Finlandë, Norvegji dhe Danimarikë.
Dje Suedia shënoi edhe numër rekord vdekjesh nga pandemia për një ditë – 170 veta.

Por, Suedia ende është shteti i vetëm europian i cili nuk ka vendosur masa të rrepta në luftën kundër përhapjes së virusit korona. Edhe pse numri i vitktimave është rritur ditëve të fundit, ende është heret të thuhet se vendimi i qeverisë suedze ishte i drejt apo jo sa i përket qasjes më liberale ndaj pandemisë.

virusit korona. Ende nuk ka informacione zyrtare për vendosjen e masave më rigoroze, por dje, më 16 prill, Parlamenti suedez nxori një ligj i cili i lejon Qeverisë të miratojë disa masa kundër përhapjes së  virusit korona. Ligji hynë në fuqi më 18 prill dhe vlen deri më 30 qershor.

Kryeministri Shtefan Lofven tërhoqi vërejtjen javën e kaluar se “do të humbin shumë jetë njerëzish”, dhe se lufta do të vazhdojë disa muaj dhe se ndoshta nuk janë mjaftueshëm të përgatitur për një luftë të tillë.

Megjithat, nuk u ndërmorrën masa konkrete më të ashpra, përpos që u shpall ndalesa për të udhëtuar në Suedi edhe për 30 ditëp të tjera.

Gazeta suedeze Dagens Niher para disa ditësh publikoi letërn e 22 shkencëtarëve suedezë  të cilët e krijitikonin Institutin e shëndetit publik dhe strategjinë e tij të luftës kundër virusit korona.

Ata konstatonin se politikanët, për shkak të sjelljeve dhe qëndrimeve të tyre, tani duhet të intervenojnë “masa më të shpejta dhe radikale” .
Një peticion tjetër që kërkohej ndërmarrjen e masave më të ashpra, e kanë nënshkruar 2500 mjekë, profesorë dhe shkencëtarë./ Gazeta FAKTI