Hiq disa dështakëve politik me mentalitet skllavopronar që janë martuar me kend kanë mbri, e që trumbetojnë pandërprerë pa fije turpi se ne mundemi, se nuk duhet kthyer shpinën miqëve se ata na çliruan, na e dhanë mundësinë për të jetuar dhe sërish do na japin viagra për të mbijetuar.Sepse sipas tyre dhënja e viagrave është një akt madhor i emancipimit shoqëror dhe zgjërim i lirive seksuale.
Nga Dijana TOSKA
Historia po na dëshmon se po del të jetë shumë seksipile kjo Kosova Jonë dhe një terren i përshtatshëm për ta zbatuar, Kama Sutran disa miqë tanë gjithnjë në emër të vlerave demokratike dhe lirive e të drejtave të njeriut dhe ate mu në fllad të Ujmanit e shkëlqimin e arit e dijamantit nëntokësor.
Seksualiteti i saj po sillet mes ushtrimit të një pushteti ligjor dhe artikulimit të një raporti forcash, dhe natyrisht kokëfortësia në seks në historinë moderne perendimore sigurisht që nuk është shumë e pëlqyeshme.
Dhe gjithnjë duke vepruar për të mirën tonë miqët tanë po na bindin se seksi është një akt i privilegjuar dhe se kjo veprimtari duhet të kryhet në mënyrë të dyanshme, nga jashtë subjektit ata që të kan çliru dhe të dhunojnë pa hesap, sa herë që kanë ndonjë interes, qoftë personal a strategjik dhe nga vetë ne shqiptarët në raport me veten e vetveten.
Andaj, të turren i madh e i vogël dojnë me të hangër, si mrrena e jashtë, për me ta zbutë shpinën e mandej normalisht kryt bjen vet, sepse premtimet e tyre janë aspiratat tona shekullore të cunguara e të lara me gjakun tonë.
Sipas napoletanëve, shtrati është një Grand Opera e të Varfërve e seksi forma më e lirë e kënaqësisë, meqë për disa miqë e armiq kjo përllogaritje aktualisht po ju del politikisht tejet e lëvërdishme, po na sygjerojnë dhe shtyjnë me qyk të zorit ta praktikojmë sa më shumë të jetë e mundur, anise libidoja revolucionare na ka ra ndjeshëm, e qejfi na ka ra për toke. Hiq disa dështakëve politik me mentalitet skllavopronar që janë martuar me kend kanë mbri, e që trumbetojnë pandërprerë pa fije turpi se ne mundemi, se nuk duhet kthyer shpinën miqëve se ata na çliruan, na e dhanë mundësinë për të jetuar dhe sërish do na japin viagra për të mbijetuar.Sepse sipas tyre dhënja e viagrave është një akt madhor i emancipimit shoqëror dhe zgjërim i lirive seksuale. Njësoj sikurse fitorja e të drejtës që të bardhët dhe zezakët të bëjnë dashuri në Afrikën e nxehtë, edhe ky është një akt politik që nënkupton ndryshimin e marrëdhënieve politike, nga sjellje të palejueshme në të lejueshme, jo për shkak dashurisë ndaj zezakëve, por se bie ndesh me nënshtrimin racor.
Praktikisht beteja për seks në publik është fituar në një rend shoqëror të pandryshuar për ne, sepse kështu po na sygjerojnë miqët tanë, duhet të shfrenohemi seksualisht që të kemi një organizim shoqëror demokratik liberal, bile të emancipuar për të ta fut më lehtë ndonjë militantë imoral ndonjë stantard të BE, ndërkohë që anise dashuria në të cilën besonim me pasion dhe e kishim shpallur dashuri strategjike ka plagosur rëndë dinjitetin e qenjes sonë kombëtare në emër të mirëbesimit..
Tani e kemi të qartë si shoqëri e emancipuar që moto e veprimit tonë duhet të jetë ekonomia seksuale e reaksionit politik dhe politika seksuale proletare që bosht të vetëknaqësisë do ta ketë orgazmën në vend të organizimit shtetëror me sovranitet të plotë.
E di, e di që nuk ka emocione e as moral në politikë e as partner të përhershëm strategjik.
Por, unë jam bijë e Kosovës kur revoltohem ndihem sikur po fal e bëj dashuri me atdheun tim.