Është arrestuar ish kryebashkiaku i Komunës Qendrë (Shkup) Vladimir Todoroviq. Ndalimi i tij është bërë mbrëmë rreth mesnatës në aeroportin e Shkupit .
Përpos tij, në një operacion paralel që filloi herët në mëngjes në vendkalimin kufitar Tabanovc, është arrestuar edhe ish-kryetari i Këshillit të Komunës së Qendrës, Vladimir Zdraev.
Në aksionin për të cilin MPB-ja ka marrë fletëarrest nga Prokuroria Publike janë arrestuar edhe disa persona të tjerë.
Sipas burimeve nga hetimi, arrestimi ka ndodhur në lidhje me ndërtimin e urës Oko, e cila është pjesë e projektit “Shkupi 2014”, për të cilën gjykata një muaj më parë ka dhënë një vendim të formës së prerë se nuk ka pasur krim, pasi të cilin ish-ministrja e Kulturës, Beti Kançevska Milevska, u lirua plotësisht nga akuza.
Ai është pronar i një prej kompanive , Tinex dhe Zdraev.