Ambasadori austriak George Vucas në letrën e dërguar para disa ditëve kërkon nga këshilli gjyqësor dhe këshilli i prokurorëve publik ndryshim urgjent të të gjithë gjykatësve jo kompetent dhe prokurorëve lidhur me kontestet gjyqësore me kompanitë Dena dhe Global. Sipas tij secili presion apo ndikim janë në kundërshtim me pavarësinë e gjyqësorit dhe duhet të paraqiten për veprime të mëtutjeshme
Kërkesa e ambasadorit austriak në vend, George Vucas që të ndërrohen gjykatësit dhe prokurorët publik për shkak të veprimeve jo-profesionale dhe ndikimit të mundshëm të jashtëm në një kontest gjyqësor mes një kompanie austriake dhe një kompanie vendase, e cila është në pronësi të kushëririt të ish-kryeministrit Zoran Zaev, ka shkaktuar raegime të shumta në opinionin publik.
Ambasadori në kumtesën e tij publike është shprehur se institucionet gjyqësore në vend kanë dështuar të detyrojnë kompaninë në fjalë që të respektojë arbitrazhin dhe të shlyhet pagesa e borxhit.
“A e kanë kapur gjyqësorin kompanitë Dena dhe Global? Si pasojë, ambasadori George Vucas në letrën e dërguar para disa ditëve kërkon nga këshilli gjyqësor dhe këshilli i prokurorëve publik ndryshim urgjent të të gjithë gjykatësve jo kompetent dhe prokurorëve në këto raste. Secili presion apo ndikim janë në kundërshtim me pavarësinë e gjyqësorit dhe duhet të paraqiten për veprime të mëtutjeshme,” tha Ambasadori i Austrisë në RMV.
I menjëhershëm ishte reagimi i Zoran Zaev. Ai “kërcënoi” me gjyq ambasadorin Vucas.
“Unë e konsideroj veten për mik të Austrisë dhe në kohën e përgjegjësisë time si kryeministër kam vendosur relacione të shkëlqyera dhe bashkëpunim me Austrinë. Kështu që nuk do të lejojë që përfaqësuesi i parë i Austrisë në Maqedoninë e Veriut me kaq lehtësi dhe pa asnjë dëshmi ta përmend emrin tim në këtë mënyrë. Përmendja e ardhshme e emrit tim në këtë mënyrë do të thotë se me ambasadorin do të duhet të shihemi në gjykatë që të dëshmojë përfshirjen time në këtë rast,” deklaroi Zoran Zaev, ish-kryeministër i RMV-së.
Pendarovski e quan të drejtë reagimin e ambsadorit
Me Zaev nuk u pajtua presidenti Stevo Pendarovski, i cili sot potencoi se reagimi i ambasadorit është tërësisht i drejtë dhe në kuadër të detyrave të tij, që mes tjerash janë edhe mbrojtja e interesave të kompanive austriake.
“Po e ndjek rastin, lexova komente se mund të ketë përzierje në punët e brendshme. Nuk bëhet fjalë për përzierje në punë të brendshme, bëhet fjalë për obligim legjitim të secilit ambasador. Edhe ambasadorët tanë kur janë jashtë kanë për obligim t’i mbrojnë interesat e kompanive private dhe të qytetarëve, jo vetëm të institucioneve shtetërore,” deklaroi Stevo Pendarovski, president i RMV-së.
Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorëve Publik me qëndrime të ndryshme
Nga Këshilli Gjyqësor paralajmëruan se do të realizojnë mbikëqyrje të jashtëzakonshme në Gjykatën e Gjevgjelisë për këtë lëndë ndërsa nga Këshilli i Prokurorëve Publik shfajësohen, duke shtuar se gjithçka është në kuadër të ligjit dhe se lënda nuk po zvarritet në interes të ndonjërës palë.
Kompania Austriake “AMMA Hoenems” kishte nënshkruar marrëveshje milionëshe me kompaninë e dhëndrit të ish-kryeministrit Zoran Zaev. Kompania nga Vallandova duhej që të sigurojë kastravecë turshi të klasit të parë për Austriakët por marrëveshja u shkel kur kompania vendase i kishte shitur produktin për një kompani gjermane, konkurrente në treg.
Pas akuzave të ambasadorit austriak Vucas ka reaguar edhe Prokuroria Publike e Republikës.
“Prokurori Publik pas kontrollit të të gjitha akuzave ka konstatuar se nuk ka elemente të veprave të përmedura penale por elemente të marrëdhënieve civilo-juridike për të cilat të dëmtuarit kanë procesuar procedurë, e cila ka përfunduar pranë Qendrës ndërkombëtare për arbitrazhë në Vjenë, Austri. Pas ankesës ndaj vendimit, lënda ndodhet në veprim në Prokurorinë e Lartë në Shkup. Në ndërkohë, personi I njejtë juridik ka shtruar kallzim deri te Prokuroria themelore në Gjevgjeli për veprën penale “Dëmtim apo privilgjim të kreditorëve.
Kallëzimi është pranuar nga prokuroria publike kompetent e cila tani më po vepron, po mbledh dëshmi ndërsa në bazë të nevojës do të ketë edhe eskperitza adekuate. Edhe pse në rastin konkret bëhet fjalë për marrëdhënie civilo-juridike mes subjekteve juridike ndërsa të drejtat e tyre janë të siguruara në procedura adekuate gjyqësore dhe procedura të tjera, pas kallzimeve të parashtruara po veprohet shpejtë.”- thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike, transmeton Gazeta FAKTI.