• Today is: Sunday, November 24, 2024

“BANJAT E DIBRËS CAPA” NJË KOMPANI QË TEJKALON KUFINJTË E LAJMIT LOKAL

fakti
June27/ 2023

Vitin e kaluar qendra e rehabiliitmit dhe mjektimit “Banjat e Dibrës  Capa” ishte në fokus të opinionit publik pas një gjesti unik dhe mjaft pozitiv me të cilin menaxhmenti hoqi dorë nga shpërblimet dhe pagat për të shmangur uljen e numrit të të punësuarve gjatë krizës së koronës dhe pas koronës.

“Banjat e Dibrës  Capa” i ka gëzuar qindra aksionarë  me dividendë prej 214 denarë neto për aksion. Në shikim të parë mund të mos duket si shumë para, por është një rendiment dividend prej 14 për qind në krahasim me çmimin e fundit të tregut të aksioneve, i cili ishte 1500 denarë. Krahasuar me këdo që ka paguar ndonjëherë një divident, ky është  më e larta, sepse në të vërtetë tejkalon normën e inflacionit, jo vetëm nominalisht, shkruan faktor.mk.
Banjat e Dibrës Capa - Banjisht dhe Kosovrast - Banjat e Dibrës - Llixhat  termale më të njohura Shqiptare

Aksionerët e qendrës  “Banjat e Dibrës  Capa” morën divident pas gjashtë vitesh pritjeje. Kompania njoftoi se në mbledhjen e aksionarëve është miratuar vendimi, ku çdo aksion sjell 214 denarë neto dividendë. Në total, kompania do të shpërndajë 81,300 euro dividentë bruto për qindra aksionerët e saj. Midis tyre, deri tani aksioneri më i madh është Mexhid Capa , i cili zotëron 85 për qind të të gjitha aksioneve.
Banjat e Dibrës Capa - Banjat e Dibrës - Llixhat termale më të njohura  Shqiptare

Vitin e kaluar kjo qendër rehabilitimi dhe mjekimi ishte në fokus të opinionit publik pas një gjesti unik dhe mjaft pozitiv me të cilin menaxhmenti hoqi dorë nga shpërblimet dhe pagat për të shmangur uljen e numrit të të punësuarve gjatë krizës së koronës dhe pas koronës.
Banjisht Resort&Spa | Holiyay

Në një lartësi mbidetare prej 880, në zemrën e një rripi malor të mbushur me pisha të larta, ndodhet resorti më i vjetër në rajon me emrin Banjisht. Atmosfera e qete dhe relaksuese nuk është e gjitha çka ofron ky resort dhe rëndësi të veçantë u kemi kushtuar shërbimeve tona mjekësore me ujëra termo-minerale që gjithashtu ofrojnë shumë aktivitete për t’ju mbajtur në formë dhe për të regjeneruar shëndetin tuaj.

Me respekt për historinë dhe traditën, si dhe për të mos e prishur bukurinë dhe harmoninë që ka arritur majat më të larta në këtë vend të shenjtë, Banjishti ka ruajtur pamjen e tij tradicionale arkitekturore. Në brendësi resorti ofron akomodim modern dhe luksoz jo vetëm për të kaluar një natë, por edhe për të shijuar llixhat për një periudhë më të gjatë, transmeton Gazeta FAKTI.
Banjat e Dibres Capa | Facebook