• Today is: Sunday, November 24, 2024

Pas 50 vitesh, Çarshia e Vjetër e Shkupit sërish në objektivin e fotografit dhe antropologut Neil Folberg

fakti
June27/ 2023

Pas 50 vitesh, Neil Folberg po e fotografon sërish Çarshinë e Vjetër në Shkup. Ai filloi në vitin 1971, por pasi fotografitë u konsideruan të papërshtatshme, nuk arriti të mbajë një ekspozitë në Shkup. Tani më në fund ai e arriti këtë qëllim.

Më shumë se gjysmë shekulli pas qëndrimit të tij të parë në Maqedoni, antropologu dhe fotografi amerikano-izraelit Neil Folberg promovoi fotomonografinë “Pasqyra në Maqedoni” në galerinë e Qendrës Kulturore Rinore në Shkup. Libri, është një fotoreport etnografik për Maqedoninë e viteve shtatëdhjetë të shekullit të kaluar dhe përmban një përzgjedhje fotografish që autori ka realizuar gjatë qëndrimit të tij në Maqedoni, të cilat për rrethana të ndryshme nuk janë botuar apo ekspozuar.
Village of Galicnik | Vision
Në vitin 1971, studenti dhe fotografi premtues Nil Folberg, e vizitoi Maqedoninë, për të shuar kurresjtjen që ai kishte pasur për këtë shtet. Ai mori një bursë nga Universiteti i Kalifornisë në Berkeley për të kaluar pesë muaj duke fotografuar peizazhe dhe njerëz në këtë vend të thyer malor, në atë kohë pjesë e Jugosllavisë.

Me botimin e librit “Pasqyra në Maqedoni”, për Neil Folberg përfundimisht përfundon një histori e nisur para më shumë se 50 vitesh. Ai lindi në San Francisko në vitin 1950. Sot ai jeton në Izrael, ku drejton galerinë “Vision” në Jerusalem. Ka botuar edhe libra të tjerë, ndër ta edhe: “Dhe do të jetoj mes tyre” dhe “Netët qiellore”. Fotografitë e tij janë ekspozuar në muze dhe galeri në mbarë botën, dhe botimet e tij gjenden në koleksionet kryesore muzeale, transmeton Gazeta FAKTI.

Neil Folberg – A Mirror in Macedonia – PhotoBook Journal