Studentët thonë se në universitetet e Maqedonisë ka shumë korrupsion, por kanë frikë të raportojnë.
Më shumë se 90 për qind e studentëve të anketuar në Maqedoninë e Veriut janë shprehur se nuk dinë ku dhe si të denoncojnë korrupsionin dhe as nëse ka ndonjë institucion apo autoritet kompetent në fakultete. Por studentët thanë gjithashtu se nuk denoncojnë korrupsionin sepse i frikësohen pasojave nëse e bëjnë këtë.
Hulumtimi i Institutit për Kërkime Strategjike dhe Edukim tregon se 20% e studentëve besojnë se korrupsioni është shumë ose jashtëzakonisht i përhapur në arsimin e lartë.
Sipas sondazhit, situata në Shqipëri dhe Serbi nuk ndryshon në mënyrë drastike. Perceptimi i studentëve shqiptarë është pothuajse identik, ndërsa në Serbi mendojnë se situata është më e keqe.
6% e studentëve kanë ofruar ryshfet për një notë më të mirë dhe 9% janë ankuar se profesorët u kanë kërkuar ryshfet.
Por askush nuk raporton për korrupsion. Vetëm 3% e studentëve thanë se raportonin korrupsion, zyrtarisht ose jozyrtarisht.
Antikorrupsionistët besojnë se korrupsioni fillon qysh në përzgjedhjen e personave që marrin përsipër funksionet e fakulteteve. Por problemi është tek numri i madh i institucioneve të arsimit të lartë, transmeton Gazeta FAKTI.