Pas shpalljes së Ramiz Merkos “persona non grata: nga Departamenti Amerikan BDI mori tre vendime – kërkohet hetim, Merkos i ngrihen funksionet dhe pezullohet veprimtaria zgjedhore e partisë në Strugë, derisa të krijohen kushte për një gjë të tillë. Ata që keqpërdorin funksionet për të cilat janë zgjedhur nga qytetarët, se do të mbajnë përgjegjësi dhe se nuk janë të mirëseardhur në SHBA, ka thënë ambasadorja e SHBA-së, Angjela Ageler
Ramiz Merko nuk përjashtohet nga BDI-ja, por aktiviteti i tij partiak është “ngrirë” derisa instiucionet e hetuesisë të verifikojnë konstatimet e Departamentit Amerikan të Shtetit, deklaroi zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani.
Ai ka bërë thirrje që të ketë hetime për të gjitha partitë politike dhe funksionarët publikë, pasi sipas tij vetëm në këtë mënyrë mund të luftohet korrupsioni dhe keqpërdorimet për qëllime partiake.
“BDI kërkon që institucionet menjëherë të hapin hetime për Ramiz Merkon për të gjitha konstatimet dhe informacione që dalin nga Departamenti i SHBA-ve. BDI e pranon kërkesën për ngrirjen e anëtarësisë së Ramiz Merkos në organet e udhëheqësisë në parti. BDI i ndërpret të gjitha aktivitetet zgjedhore ne Strugë derisa nuk krijohen kushte të reja për këtë. BDI kërkon nga të gjitha institucionet në bashkënumin me komunitetin ndërkombëtar të hapin hetime të tilla për të gjitha partitë politike duke filluar nga kryetarët e partive deri te eshalonet më të ulëta”.
Ekipi amerikan për luftë kundër korrupsionit, në fund të vitit të kaluar qëndroi në Shkup dhe pas një skanimi të shkurtë të situatës në Maqedoni të Veriut u kthye në SHBA. Gjashtë muaj më vonë, nisi t’i publikojë masat e para, duke bërë me dije se atë që e kanë premtuar do ta respektojnë deri në fund.
Ambasadorja aktuale, Anxhela Ageler gjatë një fjalimi në Kongres tha se prioriteti gjatë mandatit të saj do të jetë nxitja e luftës efikase kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut.
Është radha e institucioneve të vendosin nëse duan të veprojnë apo të fillojnë hetime. Shpresojmë se kjo dërgon porosi deri ta ata që keqpërdorin funksionet për të cilat janë zgjedhur nga qytetarët, se do të mbajnë përgjegjësi dhe se nuk janë të mirëseardhur në SHBA, porositi ambasadorja e SHBA-së, Anxhela Ageler rreth rastit të kryetarit të Strugës në listë të zezë.
Ajo në deklaratën për “Telma” theksoi se procesi i emërimit të individëve nën regjime të ndryshme sanksionesh është i vëmendshëm, ndonjëherë edhe i gjatë.
“Ligji i SHBA-së kërkon që Sekretari i shtetit të emërojë individë për të cilët kemi prova të besueshme për korrupsion dhe publikisht të emërtojë aktorët e këqij – përmes heqjes së të drejtës për të hyrë në SHBA me këtë emërtim, që është një mënyrë për të treguar se e mbështesim luftën e Maqedonisë së Veriut kundër kësaj sëmundje të pandershme. Këtë e bëjmë në nivel global për të nxitur sundimin e ligjit dhe për t’u treguar atyre që punojnë në përgjegjësi në mbarë botën dhe se e kanë mbështetjen tonë”, ka thënë Ageler.
Ambasadorja e SHBA-së potencon se duhet të kenë prova të fuqishme për të vërtetuar pretendimet për korrupsion dhe kur të dëshmohen, sipas ligjit amerikan doemos t’u refuzohet hyrja atyre që kanë abuzuar me pushtetin.
Emri i kryetarit të Strugës Merko, thotë ajo, nuk është i vetmi që po shqyrtohet me kujdes në Uashington.
“Mund t’ju siguroj se emri i z.Merko nuk është i vetmi që po shqyrtohet me kujdes në Uashington. Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me ata që kërkojnë shkatërrimin e këtij kanceri të korrupsionit në Maqedoninë e Veriut dhe të ndërtohet një shoqëri e fuqishme, prosperuese dhe dinamike që e meriton çdo qytetarë”, ka thënë Ageler.
Pasi Këshilli Gjyqësor informoi të mërkurën (21.06) se do të kontrollojë pretendimet se janë ndikuar në disa procedura gjyqësore, sot ka njoftuar edhe Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut . “Për ato arsye, prokuroria do të hetojë menjëherë ligjshmërinë dhe shpejtësinë e veprimeve dhe ndikimin e mundshëm në veprimet e rasteve për çdo rast. Për të gjithë prokurorët që konstatohet se kanë vepruar në mënyrë të parakohshme, joprofesionale dhe nën ndikim, do të fillojë procedura e llogaridhënies”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, informon DW në gjuhën maqedonase.
Aktualisht në prokurori për Merkon janë aktive 6 procedime, ndërsa në vitet e fundit ndaj tij janë zhvilluar disa procedime të tjera pas kallëzimeve të subjekteve dhe institucioneve të ndryshme, transmeton Gazeta FAKTI