• Today is: Monday, April 29, 2024

Si po dëmtohet Kosova nga kritikat e brendshme jokonstruktive?!

fakti
June21/ 2023
Karshillëku që i bëhet kryeministrit Kurti, duke ia nxjerrë “Serbinë e fortë” si gogol para hundëve, nuk  është kauza e vërtetë opozitare që duhet të ndiqet edhe më tej.
Nga Emin AZEMI
Pesha që i jepet Serbisë në dialog nga ana e disa njerëzve në Kosovë, duke e faktorizuar atë në përmasa joreale, ka futur në dilemë edhe bashkësinë ndërkombëtare.
Kosova nga një shtet i njohur ndërkombëtarisht prej më shumë se 100 shteteve në botë, po rrëshqet në një “shtet të papërfunduar” vetëm për faktin se nuk është njohur nga Serbia (!)
KJo mënyrë tejet e gabuar e të menduarit, ka rrezik të ndikojë tek shumë shtete që ta rishqyrtojnë njohjen e shtetit të Kosovës.
Çmimi i njohjes së Kosovës nga Serbia nuk duhet të jetë e barasvlefshme me cënimin e territorit të saj, madje edhe dukee shndëruuar atë nga një “shtet të papërfunduar” në një “shtet jofunksional”.
Ky diskurs i gabuar publik po shërben edhe si “ushqim i thatë” për shumë media ndërkombëtare, të cilat po i marrin të gatshme këto mendime të patretura, por shumë të dëmshme, nga Prishtina.
“Zgjidhja më e mundshme do të përfshijë një autonomi dhe aranzhmane të ndarjes së pushtetit, e ngjashme me Irlandën e Veriut, për zonat e dominuara serbe në këmbim të njohjes së shtetësisë së Kosovës”, shkrurante kohë më parë prestigjiozja Financial Time.
Karshillëku që i bëhet kryeministrit Kurti, duke ia nxjerrë “Serbinë e fortë” si gogol para hundëve, nuk mendoj se është kauza e vërtetë opozitare që duhet të ndiqet edhe më tej.
Opozita dhe ata që mendojnë ndryshe duhet të kundërshtojnë Kurtin për tema të brendshme, kurse kur është në pyetje Serbia duhet të jenë bashkë me të.
Nëse nuk ndodhë kjo, Kosova e ka të garantuar fiaskon!